Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Politike

Hetimet, 10 zyrtarë të lartë kanë tentuar pastrimin e parave të korrupsionit, 338 të tjerë në verifikim, ja raporti

Hetimet, 10 zyrtarë të lartë kanë tentuar pastrimin e parave

Reforma në drejtësi duket se po i alarmon të gjithë. Këmbëngulja e amerikanëve se nuk do të ketë kthim pas është një sinjal i qartë për të korruptuarit. Por janë të shumtë ata që kanë nisur tentativat për të ligjëruar pasuritë korruptive. Gjatë verifikimeve që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka bërë për vitin 2019 ka vërejtur parregullsi me investimet dhe transfertat e 338 zyrtarëve. Për këtë arsye është kërkuar nga Drejtoria e Pastrimit të Parave që të nisë verifikimi ndaj tyre sepse ka dyshime për përfshirje në pastrim parash. Të dhënat janë të pasqyruara në raportin vjetor të Drejtorisë së Pastrimit të Parave, ku bëhet me dije se ILDKP ka dorëzuar 128 kërkesa për verifikim për 338 zyrtarë. Sipas burimeve një pjesë e madhe e tyre janë dhe gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët po verifikohen në kuadër të procesit të vetingut. Ajo që bie në sy është se në kuadër të verifikimit, Drejtoria e Pastrimit të Parave ka zbuluar 10 raste ku origjina e parave që janë tentuar të pastrohen vijnë nga shpërdorimi detyrës dhe korrupsioni. Edhe pse nuk jepen emra, bëhet fjalë për 10 zyrtarë të lartë, të cilët paratë korruptive i kanë investuar në prona apo kanë tentuar t’i transferojnë. Sipas renditjes së DPPPP sa i takon origjinës së parave, korrupsioni ndodhet mes 7 vendeve të para. Ajo që bie në sy është se kemi një dyfishim të rasteve krahasuar me një vit më parë. Pra afrimi i SPAK dhe BKH duket se ka detyruar pushtetarë të tentojnë të gjejnë mënyra për të ligjëruar paratë. Ditët e fundit u zgjodh dhe kryetarja e BKH dhe një element i rëndësishëm i punë së saj do të jetë gjurmimi i parave. Madje ekspertët në shumë raste kanë thënë se nëse do të zbulosh të korruptuarit ndiq paratë. Për këtë arsye duket se investimet dhe transfertat e dyshimta janë shtuar ndjeshëm vitin e fundit.

Rezultatet e pastrimit të parave

Gjatë vitit 2019, në DPPPP janë raportuar plot 1,424 raste të dyshimta për pastrim parash nga subjektet raportuese. “Këtë vit vihet re se në total janë dërguar 6.62% RAD (Raporti i Aktivitetit të Dyshimtë) më pak, në krahasim me RAD e dërguara vitin e kaluar dhe kjo ka ndodhur për arsye se disa subjekte janë ndërgjegjësuar më tepër në drejtim të rritjes së cilësisë të RAD-ve të dërguara sipas prioriteteve që kemi në funksion të parandalimit të PP/FT dhe jo thjesht për

raportimin e tyre. Disa nga subjektet që kanë pësuar rënie janë: noterët, ASHK, shoqëritë e institucioneve të qiradhënies financiare dhe shoqëritë e pagesave elektronike etj. Për sa i përket uljes së numrit të raportimeve të RAD-ve nga noterët konstatojmë se kjo mund të ketë ardhur

për shkak të uljes së raportimeve nga dy prej tyre, pas trajnimeve të kryera nga DPPPP dhe ndërgjegjësimit për rritjen e cilësisë së raportimit dhe fokusimin në rastet me indicie dhe anomali të mirëfillta në funksion të PP/FT”, thuhet në raportin vjetor të Drejtorisë së Pastrimit të Parave. Nga ana tjetër DPPPP ka bërë të ditur se ka bërë 25 padi në prokurori për pastrim parash gjatë vitit 2019, ndërsa në polici janë referuar 241 raste. “Krahas dërgimit të rasteve në Prokurori dhe DPPSH gjatë vitit 2019 ka pasur edhe 43 raste të dërguara në DPT të konkluduara me dyshime për evazion fiskal/fshehje të ardhurash apo shkelje të tjera të legjislacionit tatimor. Përveç dërgimit të rasteve të reja, me rëndësi mbeten edhe informacionet vijuese apo të dhënat

e reja të lidhura me çështje të dërguara më parë, të cilat konfirmojnë dhe thellojnë dyshimet e konstatuara për këto raste. Ashtu si në 2018 edhe në 2019 pesha më e madhe e rasteve të dërguara i është adresuar DPPSH-së, si organi i specializuar për kryerjen e veprimeve

hetimore”, thuhet më tej në raport.