BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Politike

“Hetimi është veçuar”, SPAK rihap dosjen e Gërdecit, ja çfarë thotë Arben Kraja për Fatmir Mediun: Tani nuk është më në Parlament

“Hetimi është veçuar”, SPAK rihap dosjen e

SPAK rihapi dosjen e Gërdecit dhe kërkon nga Gjykata e Lartë nisjen e gjyqit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Ditën e sotme kreu i SPAK-ut Arben Kraja shpreh se u rihap dosja sepse akuzat ndaj Mediut nuk janë hetuar për shkak të imunitetit parlamentar.

“Është një kërkesë që na erdhi nga familjarët e njërit prej viktimave që kërkoi rihapjen e procesit. Morën kërkesën e rezultoi se prokuroria e përgjithshme e ka çuar për hetim. Një pjesë ka përfunduar dhe ndërkohë që pjesa e gjykimit ndaj ish-ministrit Mediu nuk është shqyrtuar, sepse në atë kohë ka pasur imunitet. Në situatën e tanishme, pengesa nuk ekziston më mburoja e imunitetit dhe kështu që ne iu drejtuam gjykatës për të rihapur procesin. Pra kemi një rihapje të procesit drejtuar gjykatës që nuk është shqyrtuar dhe nuk është përfunduar. Nëse nga procesi gjyqësor dalin prova të reja atëherë mund të dalim me konkluzione të tjera. Nga pikëpamja e korrupsionit ka më shumë problematika, por edhe nga tregu informal. Ka shumë informalitet që e bën më të vështirë të hetosh e të mbledhësh prova.”, tha Kraja.

Zamira Durdaj e cila humbi djalin 6-vjeçar në tragjedinë e Gërdecit ka kërkuar vazhdimisht rihapjen e çështjes së Gërdecit dhe dënimin e përgjegjësve, për të vënë drejtësi për të birin. Të enjten zonja Durdaj u shpreh se dosja e Gërdecit u hetua nga një bandë kriminale dhe prandaj duhej rihapur. Ajo tha se, Gërdeci ndodhi nga babëzia për para dhe se ishte babëzia që i vrau djalin.