Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hetimi i përbashkët kundër krimit të organizuar, Gjonaj e Marku takohen me prokurorin e Antimafias italiane

Postuar: 12/09/2018 - 08:08

 Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku janë pritur dje në një takim zyrtar në Romë nga Kryeprokurori i Drejtorisë Kombëtare kundër Mafias dhe Terrorizmit, Federico Cafiero de Raho. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të ministrisë, në këtë takim, pjesë e vizitës dy ditore të ministres Gjonaj dhe kryeprokurores Marku në Itali, merrnin pjesë edhe ministri italian i Drejtësisë, Alfonso Bonafede, drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, drejtues të misionit PAMECA si dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Prokurorisë së Përgjithshme. Forcimi i bashkëpunimit për hetimin e përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, përmes shkëmbimit reciprok të informacionit dhe dhënies së ekspertizës nga pala italiane ka qenë në qendër të diskutimeve midis dy delegacioneve. Ministrja e Drejtësisë, ka theksuar se lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet absolut i Qeverisë Shqiptare, e cila është angazhuar me të gjitha kapacitet e saj në këtë sfidë. Sipas ministres, ngritja e institucioneve të reja si Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, në kuadër të zbatimit të Reformës në Drejtësi, do të krijojë kushtet e duhura për ndjekjen dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe kallëzimeve penale në nivelet e larta të politikës dhe administratës publike. Ministrja Gjonaj është ndalur në masat që ka marrë Qeveria për marrëveshjen e bashkëpunimit me EUROJUST, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti. Nënshkrimi dhe zbatimi i kësaj marrëveshjeje do t’i japë një tjetër impuls luftës kundër krimit të organizuar dhe krimit ndërkombëtar. Ministrja Gjonaj e siguroi kryeprokurorin Antimafia De Raho, për angazhimin e institucioneve ligjzbatuese shqiptare në thellimin e bashkëpunimit, me synim bërjen efektive dhe me rezultate më të shpejta në hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në Itali dhe Shqipëri, përmes skuadrave të përbashkëta hetimore. Nga ana e tij Kryeprokurori i Antimafias italiane ka falënderuar ministren Gjonaj dhe kryeprokuroren Marku për dhënien e një tjetër dimensioni të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar. “Midis dy vendeve tona ekziston një sintoni e plotë në luftën kundër krimit të organizuar, të cilën duhet ta çojmë më tej”, ka thënë z. De Raho. Ai ka shprehur vlerësimet më të mira për bashkëpunimin dhe impulsin maksimal që Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë, secila në rolin e vet kanë dhënë në luftën kundër krimit të organizuar.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 16:42

E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryeministrit Rama përkundrejt kreut të PD-së, Lulzim Basha në Twitter.

Postuar: 25/09/2018 - 16:27

“I rikujtoj qeverisë se në raportin e fundit të Këshillit Europian theksohet qartë se i kër

Postuar: 25/09/2018 - 16:22

Përmes një postimi në Twitter, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkruan se kryeministri Ra

Postuar: 25/09/2018 - 15:11

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi, në një postim në Facebook ka replikuar me ish-ministrin e Drejt

Postuar: 25/09/2018 - 15:06

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, priti në një takim pune ambasadorin e ri të Bashkimit Europi

Postuar: 25/09/2018 - 14:40

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka dalë pasditen e sotme në një konferencë për shtyp

Postuar: 25/09/2018 - 14:16

Deputetja e Partisë Socialistë Klodilta Herhati deklaroi se kreu i PD Lulzim&