BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Hetimi për Arben Ahmetajn/ BIRN: SPAK po shmang nga përgjegjësia zyrtarë të ndryshëm për inceneratorët

Hetimi për Arben Ahmetajn/ BIRN: SPAK po shmang nga përgjegjësia

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit deklaroi në një deklaratë të pazakontë të premten në darkë se ndjehet e intimiduar nga artikuj të ndryshëm të publikuar në media apo në portale në lidhje me hetimin ndaj ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj ndërsa theksoi se prokurori Klodjan Braho është tërhequr sakaq nga çështja “me kërkesë të tij.”

SPAK, e cila përballet me pikëpyetje të shumëfishta mbi hetimin e kryer mbi aferën e incineratorëve, kundërshtoi sugjerimet se prokurorët kanë kryer hetime të paplota duke shmangur nga përgjegjësia zyrtarë të ndryshëm të dyshuar për vepra të rënda penale në lidhje me atë që mund të konsiderohet si skandali më i madh korruptiv i dekadave të fundit në vend.

SPAK bëri të ditur gjithashtu se çështja që lidhet me Arben Ahmetajn, është ndarë si hetim më vete.

Çështja e incineratorëve nisi pas denoncimeve të shumëfishta nga politikanë të opozitës dhe nga shoqëria civile vite më parë. Prokurorët Klodjan Braho dhe Ened Nakuçi kanë dërguar sakaq për gjykim një numër zyrtarësh, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako, krahas disa zyrtarëve të nivelit më të ulët dhe pronarëve të kompanive koncesionare, të dyshuar për korrupsion aktiv e pasiv, për pastrim parash dhe për abuzim me detyrën.

Prokurorët vendosën gjithashtu që të hetojnë më vete të tre projektet koncesionare, një në Elbasan, një në Fier dhe një në Tiranë, ndërsa urdhëruan sekuestro për dy projektet e para, duke mos vepruar deri më tani për projektin e Tiranës, i cili është më i madhi dhe që vijon të tërheqë fonde të stërmëdha nga taksapaguesit.

Por në shtator të vitit të kaluar, gazetari Adriatik Doçi dorëzoi në SPAK prova që kompromentonin ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me aferën. Provat në fjalë duket se janë grumbulluar nga biznesmeni Klodian Zoto, i cili mblodhi dhe ruajti fatura hoteli të paguara prej tij për Ahmetajn.

SPAK sqaron se dhjetë ditë më vonë ka vendosur të ndajë si hetim më vete procedimin ndaj Ahmetajt.

“Në lidhje me veprimet e kryera nga shtetasi Arben Ahmetaj në cilësinë e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë, si dhe në lidhje me disa fakte dhe rrethana të tjera që kanë rezultuar nga hetimet e paraprake, është vendosur ndarja e çështjes penale duke u rregjistruar proçedimi [SIC] penal nr.277/1, datë 19.09.2022,” shkroi SPAK në njoftimin e së premtes. 

SPAK bëri gjithashtu të ditur se prokurori Klodjan Braho është tërhequr nga çështja me kërkesë të tij në janar të këtij viti.

“Aktualisht, proçedimi [SIC] penal nr.277/1 viti 2022 është duke u hetuar nga prokurore Enkeleda Millonaj, pasi me vendimin e Drejtuesit të Prokurorisë të datës 30.01.2023 është vendosur zëvendësimi i prokurorit Klodjan Braho, me kërkesë të këtij të fundit,” thotë njoftimi, pa sqaruar se për çfarë arsyeje Braho është tërhequr nga çështja.

“Prokuroria e Posaçme kundërshton çdo tentativë për intimidim dhe sulme personale ndaj prokurorëve të posaçëm që synon t’i kufizojë ata nga kompetenca dhe përgjegjësia e tyre për të ushtruar ndjekjen penale sipas Kushtetutës dhe ligjit,” deklaroi SPAK, pa bërë të ditur se kush janë mediat apo portalet që po tentojnë ta intimidojnë dhe pa bërë të ditur nëse ka hapur ajo jo hetime për intimidim të prokurorëve, gjë që nëse ka ndodhur, përbën vepër penale.

E krijuar në vitin 2019 si pjesë e Reformës në Drejtësi, SPAK u konsiderua si institucioni që duhej t’i jepte fund pandëshkueshmërisë. Qytetarët dhe palët politike shprehën besimin e tyre te ky institucion duke dërguar një numër të konsiderueshëm kallëzimesh. Por shumë nga çëshjet më të nxehta të kallëzuara kanë mbetur në fazën e hetimeve paraprake ndërsa tani SPAK nuk e fsheh faktin se ndjehet nën presion, jo nga politika apo nga krimi, por nga “media dhe portale.”/ BIRN

 

Më të lexuarat