Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hidhet dritë mbi një tjetër skandal të Haxhinastos, shefi i kabinetit të tij pronar i karburantit "vrasës" që u mori jetën dy fëmijëve! (VIDEO)

Video: 
Hidhet dritë mbi një tjetër skandal të Haxhinastos, shefi i kabinetit të tij pronar i karburantit "vrasës" që u mori jetë dy fëmijëve! (VIDEO)

Postuar: 10/05/2016 - 22:45

Mbrojtëset anësore të autostradës Plepa – Golem, që u bënë shkak për vdekjen e dy fëmijëve në aksidentin e së shtunës, nuk janë vendosur për të favorizuar një karburant, i cili rezulton të jetë në pronësi të babait të një zyrtari të lartë në Ministrinë e Transporteve.
 
Kjo pikë karburanti është e regjistruar në emrin e shoqërisë PIENVIS, me pronar Pilo Kërin, babain e Krislen Kërit, shefit aktuali të kabinetit të Ministrit të Transporteve, Edmond Haxhinasto.
 
Në dokumentat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit thuhet se kjo shoqëria në pronësi të Pilo Kërit ushtron aktivitetin e tregtimit me pakicë të karburanteve, vajrave lubrifikantë e autogaz, 2.8 kilometër nga rrethrrotullimi i Malit të Robit.
 
Këto të dhëna korrespondojnë pikërisht me vendin ku ka ndodhur aksidenti i së shtunës.
 
Prokuroria e Kavajës, që ka nisur hetimet për aksidentin, dyshon se barrierat metalike anësore nuk janë vendosur në dy vende për të favorizuar këtë karburant.
 
Procedimi penal është regjistruar edhe për Autoritetin Rrugor Shqiptar, një institucion në vartësi direkte të Ministrisë së Transporteve, pasi dyshohet se Autoriteti Rrugor Shqiptar e ka marrë në dorëzim rrugën pa u plotësuar me elementët e domosdoshëm të sigurisë, siç e kërkon ligji.
 
Mbrojtësja metalike, sipas prokurorisë së Kavajës, nuk duhet të ishte e ndërprerë në asnjë rast, në një rruge ku shpejtësia maksimale e lejuar është 100 kilometër në orë.
 
Televizioni Klan u interesua pranë Ministrisë së Transporteve për të pyetur shefin e kabinetit të Ministrit të Transporteve se cila është lidhja e tij me këtë karburant. Por as zoti Këri dhe as zyrtarët e tjerë nuk pranuan t’i përgjigjen interesimit tonë.
 
Edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar refuzoi të përgjigjet në lidhje me hetimin.
 
Por ndërkohë prokuroria e Kavajës i tha Televizionit Klan, që po heton edhe pronësinë e karburantit dhe lidhjen e shefit te kabinetit të ministrit Edmond Haxhinasto me cënimin e sigurisë rrugore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2017 - 09:14

Ushtarakët kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Lartë sa i takon pensioneve për këtë kategori. Dy ditë më parë, Kushtetuesja vendosi që më datën 10 tetor të mbajë seancën e parë mbi ankimin që i është bërë vendimit të Gjykatës së Lartë.

Postuar: 24/09/2017 - 09:12

Ish-të përndjekurit politikë pas një kohe relativisht të gjatë i janë rikthyer përsëri grevave të urisë.

Postuar: 24/09/2017 - 09:07

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Flekenshtajn, ka zbardhur qëllimin e vizitës së tij, zhvilluar pak ditë më parë në Tiranë.

Postuar: 24/09/2017 - 09:03

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme zhvilloi një takim në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres.

Postuar: 24/09/2017 - 09:00

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur krerët e degëve në Tiranë, me të cilët ka diskutuar në lidhje me analizën e humbjes dhe ristrukturimit të partisë.

Postuar: 24/09/2017 - 08:57

Gent Malko, anëtar i kryesisë i së Partisë Demokratike, një prej zërave kritikë të Lulzim Bashës, ka deklaruar se kjo forcë duhet të ringrihet duke fituar besimin e elektoratit

Postuar: 24/09/2017 - 08:55

Partitë e vogla kanë sfiduar PD-PS-LSI sa i takon reformës zgjedhore. Këto forca kanë nisur punën duke mënjanur aleatë e vegjël, por kjo nuk është pranuar prej tyre.