Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hidhet shorti për anëtarët e KED nga Gjykata e Apelit, zgjidhen emrat nga Kushtetuesja

Postuar: 07/12/2017 - 10:57

Shorti per Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ka nxjerre emrat e pare te perzgjedhur.

Shorti i pare ka zgjedhur emrat nga Gjykata Kushtetuese si anëtarë të KED. arë:

1.Besnik Imeraj

2. Altina Xhoxhaj

Vitore Tusha, anëtare zëvendësuese nga lista e Gjykatës Kushtetuese

Debati 

Debate mes palëve politike në mbledhjen e nisur në Kryesinë e Kuvendit, për hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Mbledhja drejtohet nga Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit dhe po shoqërohet me debate politike dhe teknike mes deputeteve të PS që kërkojnë hedhjen e shortit dhe zhbllokimin e procedurës, dhe të PD dhe LSI që e quajnë shortin antikushtetues.

Në fjalën e tij, deputeti i PS-së, kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ftoi opozutën të bëhet pjesë e procesit.

“Kërkoj mirëkuptimin e opozitës që nëse duam të mos humbim kohë në krijimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, hajdeni, i bëmë ndryshimet kushtetuese me konsensus, bujrum të zhbllokojmë ligjin. Boll kanë pritur shqiptarët për të pasur atë sistem drejtësie që duhet. Për mua ky debat është më tepër politik, e lëmë te salla e ditës së enjte”- tha Manja.

Deputetja Hysi, ka theksuar se Kryetari i Kuvendit ka të drejte të bëje vetëm një procedurë, hedhjen e shortit, “ju dilni kudo të flisni, në studio e ta diskutojmë, të vazhdojmë me procesin”.

Pas kësaj ka reaguar Halimi. “Reflektoni tha kryetari i Ligjeve, diskutimi mes meje dhe Manjës është teknik. Qëndrimi ynë është që Keshilli i përkohshëm i Emërimeve në Drejtësi ishte vetëm për vitin e kaluar nuk ka më këshill të përkoshëm të emërimeve. E ka të qartë dispozita, nuk e them vetëm unë, Xhafaj një vit më parë ka thënë, më 13 shkurt ia ka dërguar shkresën në ambasada, dhe i thotë dispozita kalimtare rregullon cështje të vecantë”- tha ai.

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço ashtu si PD e ka quajtur antikushtetues shortin. “Ligjet i kemi pasur po nuk i keni zbatuar korrekt, Kjo që kërkon kryetari i Kuvendit ekstra procedurë, që thotë jam burri më i mirë në botë. Shortin e keni hedhur se nuk u ranë gjyqtarët që donit ju”- tha ai.

Hysi teksa njoftoi nisjen e shortit tha : E di qe keni hallin e kryeprokurorit, por per ate prisni oren 11:30 te komisioni i ligjeve”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 22:57

I ftuar në studion e lajmeve të “AbcNews”, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ambasadorit amerikan Donald Lu pas apelit që bëri sot se politika duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:50

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, avokati Spartak Ngjela ku është diskutuar zgjedhja e kryeprokurorit të ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:35

Avokati Spartak Ngjela thotë se mes shtatë kandidaturave të paraqitura për garën për Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, ka emra të vlerësuar.

Postuar: 12/12/2017 - 22:18

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar ne emisionin “Studio e Hapur” në News24 komentoi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallë

Postuar: 12/12/2017 - 21:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar anëtarë të shoqatës më të vjetër të diasporës shqiptare në Amerikë ”Vatra”.