BREAKING NEWS

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si po shkon drejt paqes situata mes Beogradit dhe Prishtinës, ja lëvizja e ndërkombëtarëve për t’i shkatërruar planin Vuçiçit

Dështon skenari rus për konflikt të armatosur në rajon, si
x
BREAKING NEWS

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare në shtator: Grupi i Berishës do të konsiderohet ‘armatë terroriste’, nuk mund të ketë qeveri teknike për hallet e Metës

Çupi paralajmëron “tërmet” në politikën
x
BREAKING NEWS

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në të gjithë vendin, si parashikohet të jetë moti për ditën e sotme

Priten stuhi të fuqishme/ Ulje temperaturash dhe rrebeshe shiu në
x
BREAKING NEWS

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin kërkimet për kapjen e autorit

Tritol në Vlorë, policia jep informacion për ngjarjen! Nisin
x
BREAKING NEWS

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon Gledis Nanon dhe bën deklaratën e fortë: Do depërtohen, nuk mund të kenë kurrë...

Shqiptarët me gomone për në Angli/ Ambasadori britanik takon
x
BREAKING NEWS

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për ‘Spiunazh’, ja çfarë u gjet gjatë kontrollit nga FBI (Dokumenti)

Publikohet dokumenti i gjykatës, Donald Trump po hetohet për
x
BREAKING NEWS

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës, reagon ashpër Erion Braçe: Zotërinj të policisë, buka nuk shkelet, nuk kalojnë makinat mbi...

Kamioni me grurë përmbyset në mes të autostradës,
x
BREAKING NEWS

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona, detajet e para

Foto/ Aksident i frikshëm në Levan-Tepelenë, plagosen 8 persona,
x

Politike

“Historia e Ramës është mbyllur”, Nazarko parashikon çfarë do të ndodhë sot në protestën e Berishës dhe kush po ia jep në të vërtetë ‘goditjen’ finale kryeministrit për rrëzimin nga pushteti

“Historia e Ramës është mbyllur”, Nazarko parashikon

Analisti Shpëtim Nazarko, protestën e paralajmëruar pasditen e sotme nga opozita, e cilëson si histori që Sali Berisha e ngre për veten e vetë, i cili rron me menu ditore.

Nazarku tha se fakti që një pjesë e opozitës vërtitet prapë pas Berishës pas 30 vitesh, është një problem shumë i madh për Shqipërinë.

“Përfytyro sikur Berisha të fitojë sot dhe nesër të bjerë qeveria. Ne rrojmë prej 30 vitesh me atë këngën në ato maja rripa rripa. Ngordhja e klasës politike ka ndodhur në të dy krahët. Berisha do një trofe.

Duhet ti sforcojë ngjarjet në maksimum ose të arrijë sukses. Fakti që një pjesë e opozitës vërtitet prapë pas Berishës pas 30 vitesh, është një problem shumë i madh për Shqipërinë.

Në këto vende ku ke sundim gjysmë feudal, të kujtohet filozofia e të vjetër, se vinte një bandë na mali priste 3-4 koka dhe më pas vinte një bandë tjetër priste 3-4 koka. Jemi në të njëjtën situatë.

Fakti që Berisha do dështojë sot edhe sikur të fitojë ndonjë gjë të vogël në taktikë, nuk e pakëson pezmin. Kemi një pushtet që po kalbet çdo ditë e më tepër në peshën e korrupsionit dhe të paditurisë së vetë.

Rama gjithnjë e më tepër po i ngjan paraardhësve të tij, dhe Fatos Nanos. Kemi një qeveri totalisht të korruptuar dhe një grup ministrash që avash avash po bëhen pjesë të skeçeve.

Te dera po troket një armik. Po ky nuk është armik, për mua Berisha është histori e mbyllur. Shqetësim për mua përbën se Shqipëria pas 30 vitesh, një pjesë e shoqërisë mendon sikur Berisha të fitojë. Na kthen pas në atë muzikën e vjetër.”, u shpreh ai.

I pyetur se me kë e ka betejën Edi Rama, Nazarko deklaroi se nuk beson që opozita të jetë rrezik për Ramën, duke e cilësuar si opozitë të disa njerëzve që kanë hyrë dhe kanë dalë dhe vetëm hijet e tyre vijnë vërdallë. Sipas tij, dështimi i Ramës po vjen nga ministrat që ka zgjedhur në qeverinë e tij.

“Unë mendoj se historia e Edi Ramës është mbyllur. Mund të vazhdojë, por di se do e ketë shumë të vështirë të mbijetojë, pavarësisht nëse është Berisha apo Nard Ndoka në opozitë. Ai ka problem me veten.

Qeverisi në mënyrë të lemerishme Nano që erdhi Berisha, se po ti kishte rregulluar punët e veta mirë, nuk kishte pse të vinte Berisha. Rama e ka kaluar me kohë zenitin e vetë dhe nëse do të bëja një analizë, historia e Ramës me zgjedhjen që ka bërë është drejt përfundimit.

Sepse ai pavarësisht se pati një dritë shumë herë më të madhe se Nano dhe Berisha, e katandisi qeverisjen mediokre dhe larg inteligjencës, universiteteve, medias. U soll si paraardhësit e vetë, por pa gjuajtur me pushkë.

Është faji i tij, se një njeri që e ke vënë në krye të vendit, duhet patjetër të thotë se lashë diçka. U lashë një elitë intelektuale më të mirë. Rama është si një kryeredaktor shumë i madh. Në kohëra kur kam pasur raporte të mira me të, i kam thënë se betejat e mëdha i bëjnë batalione të mëdha.

Nuk mund të bësh beteja me ministra që nuk kanë shkruar një gjë, asnjë artikull për politikën dhe ekonominë e këtij vendi. Jemi në vitin 2022, nuk dimë të ketë shkruar ndonjëri. Këta qeverisin në këmbë dhe tregojnë me dorë si Enveri.

Kjo është një histori e improvizuar në të cilën merr pjesë dhe Rama, i cili pikturon në mënyrë gjeniale, që në 3-4 vitet e para i dha një sqimë Shqipërisë dhe më tej e katandisi si jemi sot.

Kërkon të shkojë përpara në histori me një tufë ministrash që nuk dimë se pse duhet ti respektojë Shqipëria. Unë i shoh ministrat e Ramës si kryetarë tenderash dhe prokurimesh.

Pashë një lajm për tendera ku QSUT kërkonte krevate dopio. Unë e pashë dhe duhet ta përgënjeshtrojnë atë. Se krevate dopio në sallë të operimit nuk ka! Se nuk bën mundje doktori me pacientin.

Nëse ministrat e Ramës janë për të caktuar tendera dhe bëjnë çmime, kjo është një histori e neveritshme. Kjo tregon se në çfarë derexheje jemi katandisur dhe ku duhet ta kërkojmë shpresën?”, tha Nazarko.

Më të lexuarat