Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Holanda kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët, ambasadorja franceze jep mesazhin e fortë

Postuar: 18/04/2019 - 15:42

Ambasadorja franceze Christine Vasak deklaroi nga Korça se Parlamenti Holandez është sovran duke analizuar se ai merr vendimet por ka një procedurë të tërë pas tij.

Vasak argumentoi se kjo procedurë e rrit mundësinë që Parlamentit të mos dalë me një vendim të tillë.

“Parlamenti është sovran dhe këtë e them para tre senatorësh. Është një vendim i marrë nga Parlamenti Holandez. Parlamenti Holandez merr vendimet por ka një procedurë të tërë pas tij dhe nuk jemi të sigurt që ai do ketë një vendim”.

Lidhur me situatën politike në vend, Vasak tha se një diplomat francez nuk shprehet për politikën e brendshme të një vendi por nuk ka kursyer thirrjet për reflektim.

“E prisja pyetjen sepse i njoh gazetarët e Korçës që janë sulmues dhe prerës. Pra pyetja për situatën politike në Shqipëri: për çështje parimi një diplomat francez nuk shprehet për politikën e brendshme të një vendi. Unë shpresoj që do i nxitim refleksionin”, deklaroi Christinë Vasak.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 11:49

Mbrëmjen e djeshme opozita zhvilloi protestën e radhës para godinës së Kryeministrisë.
 

Postuar: 26/05/2019 - 11:32

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë së Matit, Agron Malaj, ka sulmuar Bashën pas deklarat

Postuar: 26/05/2019 - 11:08

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së, ndërsa komenton protestën e djeshme të opozitës, thekson se k

Postuar: 26/05/2019 - 10:55

Këtë mëngjes, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka shkuar në shtë

Postuar: 26/05/2019 - 10:46

Kujtim Gjuzi, deputet i opozitës së re ka reaguar ndaj protestës së djeshme.

Postuar: 26/05/2019 - 10:30

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë nje mesazh kryeministrit Rama që ai të largohet.