Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Holanda shuplakë Ramës e pijanecëve të Brukselit”, Manjani me tone të ashpra zbulon faktet e rënda: Na bëjnë zbor!

Postuar: 12/06/2019 - 22:10

Vendimin e Holandës për të mos hapur negociatat me Shqipërinë u komentua edhe nga ish-ministri Ylli Manjani. Në një status në Facebook, Manjani thotë se kjo ishte një shuplakë për kryeministrin Rama, por edhe për burokratët e Brukselit.

Reagimi i Ylli Manjanit

Ministri i Jashtëm i Holandës ju dha shuplakën e madhe si Edi Ramës ashtu edhe burokratëve e pijanecëve të Brukselit. "Rekomandimi i Komisionit pra i burokratëve dhe pijanecëve) ishte i parakohshëm për Shqipërinë, sepse ajo s;ka përmbushur asnjë kusht"- deklaron Ai.

Në fakt është shumë e hidhur për të gjithë ne ky konstatim, por e vërteta na ndihmon të trajtojmë çështjen ashtu siç duhet. Çelja e bisedimeve, bisedimet në vetvete dhe, anëtarësimi në BE është çështje merite dhe jo nder shokësh e shoqesh burokratë, me të cilët na është mburrur Rama gjithë këto vite. Gjithkush mund të vlerësojë vetë sa evropiane është Shqipëria e sotme?!

Jemi të identifikuar si trafikantë, të korruptuar, dogaxhinj e kriminelë gjithandej. Nuk na i kanë rikthyer vizat, lavdi zotit, por në çdo pikë kontrolli kufitare në Evropë na bëjnë zbor me pyetje e super verifikime sa na shohin pasaportën.

Në cilin vend Evropian ikin masivisht njerëzit nga vendi i tyre?! Në cilin vend Evropian diskutohet (pa)aftësia e shtetit për të vendosur ligjin, për të garantuar liritë e të drejtat kushtetuese si dhe zgjedhjet e lira e demokratike?!

Në cilin vend Evropian Kryeministri sillet si puçist në shtetin e vet?! Në cilin vend Evropian mbyllja e gjykatave quhet drejtësi?!

A ka kund ndonjë KQZ që të mos njohë autoritetin ligjor të kreut të shtetit?! Ku në Evropë policia prish shtëpi pasi ka helmuar me gaz lotsjellës banorët e saj?!

Ku në Evropë gjendet një parlament monist dhe pa numrat e nevojshëm për tu quajtur parlament?!Në ç'vend të Evropës kushton ribërja e 1 km rrugë e ndërtuar 20 milion euro?!

Ku në Evropë, gjendet prokurorë që nuk hetojnë asnjë skandal të qeverisë e shtetit?!Në cilin vend të Evropës dënohet protestuesi dhe denoncuesi dhe i denoncuari megjithëse kapet në flagrancë nuk i hyn gjemb në këmbë?!

Cili kryeministër evropian lë detyrën publike dhe me avion privat (të financuar nga nuk dihet) shkon të bëjë foto me Ronaldon?!!

Etj etj etj....

Ja pra që Evropa është meritë dhe jo shoqëri supe e pilafi me fruta deti me ekspertë e ambasadorë. Këto të fundit nuk guxojnë të flasin se ju bërtet Rama!

Nuk ka pra asnjë lidhje me Evropën e perëndimin ky realitet ku jemi katandisur.

Ndaj dhe shqiptarët IKIN.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 13:08

Analisti Skënder Minxhozi ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni ‘Real Story’, kur ka kujtuar 8 majin e 2011-tës, kur Lulzim Basha duke tjetërsuar votën, përpara të gjitha mediave në mes të ditës, i v

Postuar: 19/06/2019 - 13:04

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka depozituar në Kuvend propozimin për të m

Postuar: 19/06/2019 - 13:00

Që prej mbrëmjes së djeshme vendi është përfshirë nga kaosi dhe përplasjet e shumta që e kanë ten

Postuar: 19/06/2019 - 12:56

Nënkryetari i bashkisë Kamëz , Vendim Demaj thotë se kishin shkuar sot paradite në ambientet e sh

Postuar: 19/06/2019 - 12:42

Kreu i Partisë  Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli i ka kërkuar policisë të lirojë të arr

Postuar: 19/06/2019 - 12:37

Deputeti i opozitës të re Lefter Maliqi u bën thirrje ish-kolegëve të tij policë që të mos i bind