Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Holandezët e kanë me shqiptarët/ Fevziu i kundëvihet zv.ministres: Ishin të parët që na hoqën vizat!

Postuar: 18/04/2019 - 23:47

“Unë nuk e kuptoj pse ata përmendin vetëm Shqipërinë dhe Kosovën. Pse e kanë vetëm me shqiptarët?” Kështu u shpreh zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, në studion e ‘Opinion’ për vendimin e Parlamentit të Holandës për të kërkuar rikthimin e vizave me Shqipërinë.

Por kjo deklaratë e Vodës u kundërshtua menjëherë nga moderatori Blendi Fevziu, i cili i kujtoi se Holanda ka qenë shteti që ka udhëhequr brenda Bashkimit Evropian, në 2009-2010, kërkesën për liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

“Holanda ka qenë vendi i parë që ka hequr vizat me Shqipërinë në 2010-ën. Nuk mund të thoni sot se ata e kanë me shqiptarët. Pse nuke kishin përpara 9 vitesh, por e kanë tani?!”,- u shpreh Fevziu.

“Anti-shqiptarizimi” në Holandë, i pretenduar nga zv/ministrja Voda, por edhe nga kryeministri Edi Rama, u kundërshtua edhe nga gazetarët e tjerë në studion e ‘Opinion’.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 11:32

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë së Matit, Agron Malaj, ka sulmuar Bashën pas deklaratave të bëra kundrejt Malajt.

Postuar: 26/05/2019 - 11:08

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së, ndërsa komenton protestën e djeshme të opozitës, thekson se k

Postuar: 26/05/2019 - 10:55

Këtë mëngjes, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, i ka shkuar në shtë

Postuar: 26/05/2019 - 10:46

Kujtim Gjuzi, deputet i opozitës së re ka reaguar ndaj protestës së djeshme.

Postuar: 26/05/2019 - 10:30

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë nje mesazh kryeministrit Rama që ai të largohet.

Postuar: 26/05/2019 - 10:18

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu ka komentuar pjesmarrjen e djeshme të qytetarëve në protestën