BREAKING NEWS

U tha se vdiq për shkak të tërmetit të mbrëmshëm, policia zbardh ngjarjen e rëndë në Durrës, vë menjëherë në pranga administratorin dhe inxhinierin e pallatit (DETAJE)

U tha se vdiq për shkak të tërmetit të mbrëmshëm,
x

Politike

Humbën jetën gjatë misionit në Letoni, ministrja Xhaçka përjetëson emrat e dy efektivëve shqiptarë

Humbën jetën gjatë misionit në Letoni, ministrja

Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi, dy ushtarakët shqiptarë që humbën jetën në Letoni, në bazën Adazi të NATO-s, do të kujtohen gjithmonë nga brezat që do të hyjnë në atë bazë. Kështu, është vendosur që në një prej këndeve të kësaj baze, për nder të dy dëshmorëve të Atdheut të ngrihet një memorial, në të cilin janë vendosur dhe emrat e dy ushtarakëve shqiptarë që ranë në krye të detyrës.

Lajmin e bënë të ditur për median ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka. “Dëshmorët e atdheut major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj do të jenë përgjithmonë pjesë e grup-batalionit të NATO-s në Letoni.Kolegët e tyre zbuluan memorialin kushtuar dy rënëve në Camp Adazi, ku ata shërbyen dhe dhanë jetën. Lavdi përjetë dëshmorëve!”, shkruan ministrja.