BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Humbja nxori në pah shumë elementë”, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Ja të gjitha gabimet që na çuan në humbjen e 25 prillit

“Humbja nxori në pah shumë elementë”, anëtari i

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ardian Isufi, ka folir në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe zgjedhjet e 13 qershorit për kryetarin e ri të PD.

Duke u ndalur te “25 prilli”, Isufi tregoi arsyet, që sipas tij, çuan në humbjen e PD, teksa tha se vjedhja e votave është vetëm gjysma e së vërtetës, ndërsa gjysma tjetër duhet kërkuar pikërisht brenda vetë PD-së dhe mënyrës si e bëri fushatën.

“Sot jemi në një pikë ku maturia dhe mençuria duhet të jenë të mëdha, sepse PD po kalon një moment të rëndësishëm se ku do të shkojë. Humbja nxori në pah shumë elementë, që duhet të ridimensionohen. Unë jam për një PD të reformuar, duhet patjetër të kemi një PD me “fytyra të reja”, sepse dashur pa dashur një parti e mbulon mediokritet dhe vjen koha e duhet të hapet. Jo vetëm për kryetarin, por duhet parë në gjithë spektrin e saj. Nuk mund të fajësojmë vetëm Bashën për humbjen, edhe pse është njeriu qendror që i dha pamje fushatës, por mendoj që ka të bëjë e gjithë struktura. Basha ka qenë njeriu qendror, por këshilltarët, konsulentët, ata që u morën në gjithë strukturën e partisë, kanë gjërat e tyre, që nuk kanë funksionuar. Edhe në terren besoj puna ka qenë relativisht jo shumë e mirë. Gjysma e së vërtetës është se janë vjedhur votat, por gjysma tjetër është se ne duhet të merremi me veten, brenda partisë. Fatkeqësisht PD u konceptua si një parti e vjetër, për mënyrën si u organizua fushata, si jepeshin mesazhet. Një pjesë e konsiderueshme e elektoratit gri, ku ne duhet të kishim një fokus më të madh, duhet patjetër të kishim një taktikë tjetër, strategji tjetër, për t’i ofruar. Duhet t’iu ofroheshim dhe qaseshim njerëzve me premtime reale, që ata i shqetësojnë, se me premtime që futeshin në agjenda aritmetike. Psh. thuajse të gjitha premtimet lidheshin me buxhetin e shtetit dhe kur krijohej një shumatore, nuk dilnin paratë. Të themi të vërtetën shqiptarët janë më shumë pragmatistë, nuk ecin më me ideale si në vitet ‘90. Të gjitha këto kundërshtari i kuptoi më mirë se ne, edhe pse ishte më poshtë. Kauza e PD ishte e mirë, por instrumentet që përdori jo”, u shpreh ai.

Sipas tij, dorëheqja e Bashës nga kryetar i PD nuk do ta forconte atë, përkundrazi do të ishte një akt pozitiv, ndërsa shtoi se në të vërtetë më 13 qershor nuk pret surpriza.

Janë dy momente për t’u diskutuar. Së pari, në statutin e PD kjo gjë nuk ekziston, pra ngelet në dorën e tij. Së dyti, në aspektin moral çdo lidership bën një akt që nuk e dobëson, por patjetër që do ta forconte më shumë edhe vetë z. Basha me aktin e dorëheqjes. Ne duhet të japim një shembull për shoqërinë shqiptare, se PD po punon për të nxjerrë të vërtetën, por përmes institucioneve. Ky proces ec në mënyrë paralele edhe me mandatimin e deputetëve të rinj. Por akti moral i ngel lidershipit, që e forcon atë. Ky nuk është akt i humbjes, por i një përgjegjësie të madhe para një partie. Me këtë shembull, ai rioarganizon PD, ku sot kemi zëra kundër, që e dëmtojnë këtë parti, siç ka ndodhur dje. Dobësimi mund të vijojë, duke dëmtuar partine.

 

 

Më të lexuarat