BREAKING NEWS

Ndërron jetë kompozitori i njohur Avni Mula

Ndërron jetë kompozitori i njohur Avni Mula
x

Politike

“Humbje që na tronditi sot të gjithëve”, Presidenti Meta reagon për ndarjen nga jeta të trajnerit të njohur shqiptar: I pazëvendësueshëm!

“Humbje që na tronditi sot të gjithëve”, Presidenti

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të trajnerit të shquar shkodran, Vildan Tufi.

Duke e konsideruar një personalitet të shquar dhe të padiskutueshëm të sportit, Meta shkruan se kjo humbje është e pazëvendësueshme dhe pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë.

Reagimi i plotë:

Me shumë dhimbje mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Mjeshtrit të Madh, Profesor Vildan Tufit, personalitetit të shquar dhe të padiskutueshëm të sportit shkodran dhe kombëtar.

Humbje shumë e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e Tij dhe thellësisht pikëlluese për mbarë komunitetin e atletëve shqiptarë, që ndahen sot nga ky kolos i sportit shqiptar që la gjurmë të mëdha, si atlet rekordmen dhe trajner i kampionëve të mëdhenj, veçanërisht në garat e kërcimit së gjati, trehapësh, garat e shpejtësisë dhe 10-garësh

Pasioni dhe profesionalizmi i tij do të mbeten një shembull i çmuar dhe frymëzues në përgatitjen dinjitoze të atletëve elitarë dhe kampionëve të ardhshëm të atletikës tonë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si Izmir Smajlaj, Vera Bregu e Admir Bregu.

Me mirënjohje e respekt do ta kujtojmë Profesor Tufin për punën e palodhur në edukimin e brezit të ri, me dashurinë për sportin, larg rreziqeve sociale dhe veseve.

Familjes Tufi, atletëve, bashkëpunëtorëve, miqve dhe mbarë komunitetit të dashur të Shkodrës ju shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje që na tronditi sot të gjithëve!

I paharraruar kujtimi i Profesorit Vildan Tufi!

U prehtë në paqe!

Më të lexuarat