BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x
BREAKING NEWS

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga  “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga 
x
BREAKING NEWS

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se
x
BREAKING NEWS

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë
x

Politike

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë

Rihetimi i tragjedisë së Gërdecit nga SPAK rrezikon të sjellë furtunë në politikën shqiptare. Ditën e djeshme drejtësia e re ka vendosur që të marrë për herë të parë dëshminë e një personazhi kyç që mund të përcaktojë fatin e hetimeve dhe të vetë Sali Berishës e Shkëlzenit. Ai është ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Shqiptare, Luan Hoxha. Në kohën kur ndodhi shpërthimi ai ishte në krye të ushtrisë dhe pak pas ngjarjes ai raportoi në ambasadën e SHBA ku përmendi djalin e ish-kryeministrit. Luan Hoxha më pas mori azil politik në SHBA, pas dënimit që iu dha këtu po për këtë ngjarje. Por sipas informacioneve, një ndër individët që ka kontribuar në hartimin e dosjes për Berishën është pikërisht ai.

Luan Hoxha ka raportuar pranë autoritetet më të larta amerikane në SHBA, si dhe ka vënë në dispozicion të tyre dokumente e fakte që kanë të bëjnë me tragjedinë e Gërdecit. Dyshimet janë se raportimet e tij janë pjesë e dosjes për shpalljen “non grata” të Berishës. Mësohet se ai do të rrëfejë para Altin Dumanit, kreut të SPAK i cili po merret personalisht me dosjen e Gërdecit, se vendi i demontimit u përcaktua nga ish-ministri i Mbrojtjes, pa iu marrë pëlqimi më parë shtabit. Hoxha pritet të zbulojë se ishte fshati Bërzhitë i Tiranës si vend demontimi, por pas verifikimit të specialistëve, Shtabi i Përgjithshëm e rrëzoi si mundësi dhe me një vendim tjetër, ministri Mediu e firmosi Gërdecin pa dërguar ndonjë kërkesë për aprovim të Forcave të Armatosura. Ai do të thotë edhe se, urdhri në bazë të ligjit, duhej firmosur për zbatim dhe firma u hodh nga drejtori i kabinetit të Shtabit të Përgjithshëm, në mungesë të ish-gjeneralit. Gjithashtu di të rrëfejë se ushtria nuk mund të kundërshtonte më një urdhër të dalë nga Ministria e Mbrojtjes.

Prapaskenat

Largimi i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare gjeneral Luan Hoxha drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës familjarisht është vetëm etapa e fundit e veprimeve të tija në kuadër të çështjes Gërdeci. Një element që nuk duhet harruar është se Hoxha ka arritur të sigurojë jo vetëm një vizë amerikane por familjarisht është pajisur me të tilla. Nisur nga vështirësia që hasin shqiptarët për tu pajisur me një vizë amerikane (aq më pak një qytetar i thjeshtë shqiptar që gjendej në atë kohë i pandehur nga prokuroria dhe në gjykim) lehtësia me të cilën ambasada ka pajisur me vizë gjeneralin të la të kuptohej se ka patur një pakt të brendshëm. Hoxha mund të ketë zgjedhur strategjinë e rikthimit tek dëshmia e bërë vite më parë në bisedën me ambasadorin Amerikan në Tiranë John Uidhers ku i deklaronte se kishte patur presion prej djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berishës. Nëse Hoxha ka vendosur që të tregojë të vërtetën dhe të rikthehet tek ajo bisedë konfidenciale të cilën u detyrua ta përgënjeshtrojë në të njëjtën ditë kur u prononcua kryeministri Berisha, atëherë ka gjasa që Hoxhës ti jetë dhënë mbështetja amerikane duke ja besuar se ndjehet nën kërcënimin e atyre të cilët kishte denoncuar në bisedën me Uidhers. Këto presione Luan Hoxha mund t’i rrëfejë në SPAK.

Raportet sekrete amerikane

Këtë fakt e tregon një kabllogram i Ëikileaks lidhur me atë që ndodhi në Gërdec. Kabllogrami i klasifikuar sekret raporton një bisedë në Ambasadë mes ambasadorit, stafit të ngushtë të tij dhe ish-shefit të Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha. Ky i fundit thotë se Shkëlzen Berisha e ka kërcënuar dhe shton se ish-ministri Mediu ka ndjekur gjithë procesin në detaje.

Ja raport i klasifikuar nga ambasadori John L. Ëithers për arsyet 1.4 (B) dhe (D)

(C) Qëndrueshmëria dhe intensiteti i ngjarjeve të fundit politike, nga kalimi i ndryshimeve kontroverse kushtetuese në Kosovë në mes të prillit e deri te mos votimi i pesë kandidatëve për Gjykatën Supreme, kanë pak kuptim në sipërfaqe pa një motiv të fshehtë. Në kryeqytet qarkullojnë thashetheme mbi cilat mund të jenë këto motive, por zyrtarët më të lartë, duke përfshirë kryeministrin Berisha, kryetaren e Kuvendit Topalli, dhe Presidentin Topi, u shmangen spekulimeve të tilla, duke u përqendruar te lufta politike e momentit. Në këtë klimë politike gjithnjë e më të tensionuar, ish-shefi i Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, kërkoi nga ambasadori të diskutojë shkarkimin e tij, bashkëpunimin e tij me Prokurorin e Përgjithshëm, dhe pikëpamjen e tij për faktet mbi Gërdecin. C) Në një takim me ambasadorin më 17 qershor që e kishte kërkuar ai, shefi i sapo pushuar i Mbrojtjes, Luan Hoxha, që paraqiti anën e tij të ngjarjeve lidhur me shpërthimin e Gërdecit më 15 mars. Në dallim nga deklaratat publike të ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, të cilat ia hedhin fajin operacional për Gërdecin ushtrisë, Hoxha pohoi se që nga fillimi i këtij operacioni, të gjitha vendimet ishin marrë nga ish-ministri Mediu, që nga zgjedhja e Gërdecit si vendi për shkatërrimin e këtyre municioneve, e deri te cilat lloje municionesh do të shkatërroheshin dhe në çfarë afati kohor. Hoxha pohoi se stafi i tij ishte urdhëruar për të transportuar municionin në vend, dhe për të ruajtur vendin, asgjë më shumë. Hoxha tha se, kur vizitoi Gërdecin në mes të vitit 2007, ushtarët e tij po i kryenin këto dy detyra dhe në sipërfaqe nuk dukej se kishte diçka të dyshimtë. Ai akuzoi se gjatë gjysmës së dytë të projektit, duke filluar nga dhjetori 2007, ai ishte urdhëruar nga Mediu, për shqetësimet e tij të deklaruara me shkrim kryeministrit Berisha (dhe Kryetares së Kuvendit Topalli dhe Mediut), si dhe pas presionit të drejtpërdrejtë nga telefoni nga “një i ri”, të cilin më vonë e identifikoi si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që të vazhdonte të dorëzonte municione të kalibrit të lartë në Gërdec dhe ta bënte këtë gjë pa vonesa. I pyetur nëse ai e kishte raportuar këtë informacion te Prokurori i Përgjithshëm, Hoxha u përgjigj se po, ai i kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet tek hetuesit e Prokurorisë së Përgjithshme, përveç informacionit në lidhje me djalin e Berishës. Për këtë, tha ai, nuk ishte e sigurt të flitej. Ambasadori theksoi se nëse hetimi i Prokurorisë së Përgjithshme do të jetë i suksesshëm, ata që e dinë të vërtetën duhet të flasin. Hoxha e pranoi se ai duhet të flasë në interes të drejtësisë, por nuk konfirmoi se do ta bënte një gjë të tillë. (Shënim: Hoxha tha se ka shumë të tjerë që e dinë këtë informacion.)

(C) KOMENT: Ky është incidenti i dytë i një zyrtari që i shpreh haptazi shqetësim, në kufi me frikën, për sigurinë personale dhe profesionale, Ambasadorit në konfidencë. (I pari erdhi nga Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, Reftel.) Disa prova të jashtme mbështesin versionin e ngjarjeve të Hoxhës. Si shef i Mbrojtjes, marrëdhëniet e Hoxhës me ish-ministrin Mediu ishin gjithmonë të ndera, dhe në marrëdhëniet tona me të ai dukej të ishte shpesh i painformuar dhe se i mungonte autoriteti i mjaftueshëm për të kryer detyrat e zyrës së tij. Sipas informacionit publik, Prokuroria e përgjithshme duket se po e përqendron hetimin e saj larg ushtrisë dhe mbi Mediun, ndoshta sepse aty e kanë çuar provat deri më tani. Nëse versioni i Hoxhës përmban elemente të së vërtetës, kjo mund të ndihmojë në shpjegimin e një pyetjeje me rëndësi të ditës përse kryeministri ka shtuar sulmet e vazhdueshme ndaj institucioneve të pavarura pikërisht në këtë periudhë, duke alarmuar bashkësinë ndërkombëtare dhe duke e shtyrë atë që të vërë në pikëpyetje kredencialet demokratike të Shqipërisë kur ka ende shumë për t’u bërë lidhur me ratifikimin e NATO-s.

Më të lexuarat