BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Politike

Hyseni: Presidenti është kthyer në nxitës të dhunës, deklaratat e tij dëmtojnë rëndë imazhin e Shqipërisë, po cenon raportet me shtetet partnere

Hyseni: Presidenti është kthyer në nxitës të

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka folur sa i përket shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se nisma për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, u mor menjëherë pasi është shumë e nevojshme, duke marrë parasysh deklaratat apo qëndrimet e kreut të shtetit. Ai theksoi se deklaratat e tij kanë dëmtuar imazhin e vendit me partnerët strategjikë. “Nevoja është në këtë moment, sepse veprimet, aktet, shfaqjet publike, deklaratat e presidentit, çdo ditë e më shumë dëmtojnë rëndë imazhin e Shqipërisë, imazhin me partnerët tanë strategjikë, dëmtojnë marrëdhëniet ndërinstitucionale, në një moment kur Shqipëria ka më tepër nevojë se kurrë për një bashkëpunim mes institucioneve”, tha deputeti. Ndër të tjera, Hyseni u shpreh se sjelljet e presidentit gjatë fushatës kanë qenë edhe arsyet për marrjen e nismës për shkarkimin e tij. Ai theksoi se për këtë çështje nuk duhet humbur më kohë dhe deklaroi se gjithçka erdhi pasi presidenti u kthye në një nxitës të konfliktit. “Presidenti i Republikës është kthyer në një nxitës të konfliktit, nxitës të dhunës, duke i hedhur benzinë zjarrit politik dhe duke mbajtur kah”, tha Hyseni. Sa i përket vendimit që pritet të japë Gjykata Kushtetuese për këtë nismë të socialistëve, ai tha se provat e grumbulluara dhe rrethanat tregojnë se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën. Ai theksoi se nëse do të ketë element se ka vepër penale, sipas tij mund të ketë një tjetër proces. “Në gjykimin tim personal janë të gjitha provat e grumbulluara dhe rrethanat për të treguar që jemi para shkeljeve të rënda kushtetuese dhe nëse do të ketë elementë të veprës penale, mund të jetë një proces tjetër që nuk mbivendoset me nismën për shkarkimin e presidentit”, tha ai. Ndërkohë, edhe dy ditë më parë, teksa foli për nismën e Partisë Socialiste për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, Hyseni deklaroi se veprimet e kreut të shtetit kanë qenë në kundërshtim me ligjin. Ai tha se presidenti nuk bëri detyrën e tij. “Meta të mos dalë nga binarët, por të bëjë detyrën. Kreu i shtetit ka rol honorifik. Roli bazë i presidentit është të ruajë ekuilibrat e kombit. Kam shprehur mos-pajtimet e mia ndaj pozicionit të presidentit. Ne kemi parim që të respektojmë ligjet dhe Kushtetutën. Veprimet e presidentit janë në kundërshtim me Kushtetutën”, tha Hyseni.

Më të lexuarat