BREAKING NEWS

Video/ Nuk dorëzohet Zvicra, shkund rrjetën e Serbisë, Embolo barazon shifrat

Video/ Nuk dorëzohet Zvicra, shkund rrjetën e Serbisë, Embolo
x
BREAKING NEWS

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të marrë vëmendjen e BE-së”, politologu zbulon arsyen pse Vuçiç nuk vjen në Tiranë

“Protesta e 6 dhjetorit rast i mirë që opozita të
x
BREAKING NEWS

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia e rrethoi, por autori zgjodhi të vriste veten

Mediat serbe jehonë vrasjes së tmerrshme në Kosovë: Policia
x
BREAKING NEWS

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka përgjegjësi për largimin e të rinjve

Deputetja demokrate habit me deklaratën: Partia Demokratike ka
x
BREAKING NEWS

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në Tiranë, i pranishëm edhe kancelari gjerman, ja kush do ta shoqërojë

Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimorë në
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë: Kanë devijuar nga objektivi, nuk po merren me zyrtarët e lartë

Zgjedhja e kreut të SPAK, avokati bën deklaratën e fortë:
x
BREAKING NEWS

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së zbardh prapaskenat

Përplasja Braçe-Balla për buxhetin, deputeti i PS-së
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë po ndodh

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë del me
x

Politike

I cilësoi partizanët dhe komunistët kriminelë që i kanë duart të lyera me gjak, reagon kreu i Partisë Komuniste: Akuzë monstruoze, Alimadhi po ndjek një politikë antikombëtare

I cilësoi partizanët dhe komunistët kriminelë që i

Pas deklaratave të deputetit Adriatik Alimadhi ku i cilësonte partizanët si kriminel, ka ardhur një reagim edhe nga Qemal Cicollari, kreu i Partisë Komuniste të Shqipërisë. Në një prononcim për gazetën “SOT”, ai tha se Alimadhi ndjek të njëjtën politik që ka ndjekur edhe më para që është një politik antikombëtare. Sipas tij,  nuk mund të mohosh luftën nacionalçlirimtare të popullit shqiptar.“Deklarata të tilla të zotit Alimadhi nuk përbëjnë më një lajm në Shqipëri, sepse dihet që zoti Alimadhi ndjek të njëjtën politikë që ka ndjekur edhe më parë që është një politikë antikombëtare, e cila  mohon luftën e lavdishme nacionalçlirimtare të popullit shqiptar të udhëhequr nga partia komuniste e Shqipërisë. Ky është një krim i madh kundër popullit shqiptar dhe po ashtu atdheut sepse lufta antifashiste nacionalçlirimtare është një faqe e lavdishme  e popullit shqiptar dhe populli shqiptar përulet me respektin më të madh  karshi asaj lufte të lavdishme në të cilën ranë 28 mijë heronj dhe dëshmor të atdheut, pra në themel të luftës kundër fashizmit është gjaku i 28 mijë heronjve dhe dëshmorëve dhe sakrificat dhe heroizmi i 70 mijë partizanëve legjendar, gjithashtu sakrificat mbinjërzore të popullit shqiptar të udhëhequr nga partia komuniste dhe Enver Hoxha kundër fashizmit”, tha ai.

Cicollari: Nuk herë hera e parë që bënë deklarata të tilla

Ndër të tjera, Qemal Cicollari tha se Alimadhi është kryetar i organizatës së ballit kombëtar dhe kjo e fundit është trashëgimtare e organizatës së ballit e kryesuar nga Mithat Frashëri. Cicollari tha se tradhtia e ballit jo vetëm që dihet nga populli shqiptar, por  është e dokumentuar në dokumente.“Dihet që Alimadhi është kryetar i organizatës së ballit kombëtar dhe kjo e fundit është trashëgimtare e organizatës së ballit e kryesuar nga Mithat Frashëri, që në krijimin e saj u bë shërbëtore e  pushtuesve italian dhe gjerman dhe këtë e di jo vetëm populli por edhe e gjithë bota antifashiste. Tradhtia e ballit jo vetëm që dihet nga populli shqiptar, por e dinë edhe ata që kanë luftuar kundër pushtuesve, po ashtu është e dokumentuar në dokumentet autentike të aleatëve anglo-amerikan që e kanë shkruar në dokumentet e tyre tradhtinë e ballit, po ashtu edhe në dokumentet e pushtuesve gjerman tregohet se organizata e ballit kombëtar ishte bashkëpuntore me ta”, tha ai. Cicollari deklaroi se Alimadhi  deklarata të tilla i ka bërë herë pas herë dhe kjo nuk është hera e parë. Sipas tij, cilësimi i tij se partizanët ishin kriminel është një akuzë monstruoze.“Alimadhi  deklarata të tilla i ka  bërë herë pas herë sidomos tani  që jemi edhe  në  pran të 80 vjetorit të konferencës së  Pezës, ai kërkon të mohoj historinë e lavdishme të popullit shqiptar. Cilësimi i tij se partizanët ishin kriminel këtë akuzë monstruoze e kanë bërë edhe pushtuesit nazifashist, italian dhe gjerman e njëjta gjuhë kundër partizanëve kundër heronjve dhe dëshmorëve është edhe tani nga Alimadhi ashtu si ka  qenë në kohën e pushtimit nga balli kombëtar”, tha ai.