Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"I dha vërtetim Ulsi Manjës", akuza 'bombë' e Ilir Metës: EURALIUS u ‘urdhërua’ nga politika të mos vinte në takim

Postuar: 22/05/2019 - 14:01

Presidenti Ilir Meta, ka lëshuar mesazhe të forta për politikën shqiptare. I pranishëm në konferencën për Sigurinë në Ballkan, Meta u ndal tek Reforma në Drejtësi.

Presidenti tregoi se ai ka kontaktuar EURALIUS, për hedhjen e shortit të KED, dhe në ditën e fundit, ky mision i ka kthyer përgjigje se nuk mund të jetë i pranishëm, pasi është mision teknik.

Meta akuzoi se EURALIUS në Tiranë kishte marrë një porosi politike për të mos shkuar në takim. Presidenti tha se EURALIUS i dha një vërtetim kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, që të zgjidhte një institucion që nuk ekziston në kushtetutën e vendit.

Meta tha:

“Po të jetë për debate, unë ia kaloj parlamentit, se është përgjegjësi e tyre, dhe ditën e fundit, EURALIUS na kthen përgjigje që ne nuk vimë dot në takim pasi jemi mision teknik. Pra, mision teknik, me porosi politike. Akoma nuk dihet kush e dha atë porosi. Unë jam presidenti, më duhet të di çfarw po ndodh. Je mision dhe të fton Presidenti për Kushtetutën e një vendi, po ky Euralius, si e jep një vërtetim një kryetari të komisionit të ligjeve për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Kjo nuk është drejtësi europiane.”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 18:37

Sulmet e përfaqësuesve të LSI-së ndaj ndërkombëtarëve nuk kanë të sosur.

Postuar: 19/06/2019 - 18:37

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, thotë se situata e sotme në shumë KZAZ në të gj

Postuar: 19/06/2019 - 18:08

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj analizoi zhvillimet e fundit në vend, ku nuk kanë munguar

Postuar: 19/06/2019 - 17:43

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër kreut të burgjeve, Agim Ismailit ku i kërkon informac

Postuar: 19/06/2019 - 17:30

Pas kreut të PD Lulzim Basha, pasditen e sotme është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës edhe fi

Postuar: 19/06/2019 - 17:11

Nga Kavaja raportohet se simpatizantë të PD-së dhe LSI-së do të hidhen në protestë, nëse deri në