Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I është nënshtruar verifikimit për tenderat në Ministrinë e Drejtësisë, flet i revoltuar Ylli Manjani: Është një çmenduri

Postuar: 11/02/2019 - 09:26

Pas arrestimeve të ndodhura në ministrinë e Drejtësisë, lidhur me abuzimet në tendera, ku në verifikim janë dhe dy ish-ministra ka reaguar sërish Ylli Manjani.

Ai ka thënë në KAPITAL në Vizion Plus se pret që e gjithë ngjarja të hetohet dhe personat përgjegjës, të vihen përpara përgjegjësisë.

“Për këtë çështje jam informuar si i gjithë publiku, përmes medias. Nuk di asnjë gjë zyrtare. Aq sa dini ju di edhe unë.

Deri tani nuk ka folur për këtë çështje sepse do dukej sikur ishte problem im. Ky nuk është problem im. Është një çështje e kotë, një histori e stisur.

Në cilën studio lajmesh të shkoj të jap shpjegime? Është një çmenduri, një stisje, për të treguar se të gjithë këtu janë njësoj.

Nuk e përjashtoj as qasjen se kjo që po ndodh  mund të jetë sulm ndaj LSI. Kjo është një sindromë qe vjen nga shoqëria komuniste kur bëheshin gjyqe popullore.”, tha Manjani.

Ish ministri i drejtësisë ka folur edhe për protestën e opozitës. Sipas Manjanit  i tubimi i 16 shkurtit nuk do të sjellë ndonjë ndryshim.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/04/2019 - 23:59

Astrit Patozi, koordinatori i partisë së re Bindja Demokratike, u pyet në emisionin 'Top Talk' nëse Rudina Hajdari kishte qëllim që të bëhej udhëheqësja e kësaj partie të re.

Postuar: 23/04/2019 - 23:45

Në një dalje për mediat, rreth një muaj më parë ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj u bëri t

Postuar: 23/04/2019 - 23:38

 A do të hapen negociatat për Shqipërinë në fund të muajit maj?

Postuar: 23/04/2019 - 23:23

Ditën e sotme Astrit Patozi ka zyrtarizuar dhe regjistruar në Gjykatë Partinë Bindja Demokratike

Postuar: 23/04/2019 - 22:57

"Bindja Demokratike" tashmë është zyrtarisht partia më e re në Shqipëri, e cila më 30 q

Postuar: 23/04/2019 - 22:48

Pasditen e sotme Berisha ka publikuar një foto të kryeministrit Rama në një aeroport duke kryer

Postuar: 23/04/2019 - 22:47

 “Nuk kam lexuar asnjë informacion konfidencial në kohën kur kam qenë zëvendës ministë