BREAKING NEWS

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën
x
BREAKING NEWS

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja
x
BREAKING NEWS

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për
x
BREAKING NEWS

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja
x
BREAKING NEWS

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme
x
BREAKING NEWS

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez
x

Politike

“I frikësuar, kryeministri po blen kohë”/ Analisti Ben Andoni zbardh prapaskenat e skandalit “McGonigal” dhe bën paralajmërimin e fortë: Vështirë që Rama të mbyllë mandatin, ja çfarë po tenton të bëjë PD

“I frikësuar, kryeministri po blen kohë”/ Analisti Ben

Analisti Ben Andoni komentoi në një emision televiziv skandalin e ish-zyrtarit të FBI McGonigal dhe akuzat për implikimin e kryeministrit Rama në këtë histori. Sipas Andonit Rama po përpiqet të blejë kohë dhe duket i frikësuar, por thekson se detyrimi i tij moral ishte që të sqaronte çështjen në Kuvend.

Andoni i sheh me skepticizëm komisionin hetimor dhe protestën e opozitës, duke u shprehur se PD po improvizon në një moment që s’ka kauza. Andoni tha se e sheh të vështirë që Edi Rama të mbyllë mandatin si kryeministër, jo vetëm për shkak të skandaleve të mëdha, por edhe pasigurisë së qeverisjes së tij.

Aspak normale, për arsyen e vetme që në qoftë se e gjithë kjo tymnajë që po ngrihet, nëse ai (Rama) s’i jep një përgjigje,  për diçka ku ai është përmendur, tregon vërtet që ka problematikë. S’më është dukur e hijshme në respekt të Parlamentit shqiptar. Janë disa momente ku realisht i detyrohesh jo thjesht parlamentarëve, por u detyrohesh pak edhe njerëzve. Sot njerëzit janë gjithmonë e më të paqartë për z.McGonigal. Sepse aq akuza sa ka për të që e lidhin me mazhorancën, tani dita ditës po dalin edhe lidhje me opozitën. Në mënyrën se si do procedohet rasti në Amerikë, atëherë kemi të gjithë gurët për të ndjekur kazusin shqiptar. Problemi i Shqipërisë është ai i varësisë së madhe, pa asnjë mëdyshje ndaj SHBA. Gjithmonë ky tensionim dhe ky diskurs që përdoret nga mazhoranca dhe opozita, është për t’i fshehur vendit problematika të mëdha. Të gjitha këto po bëhen në momentin kur Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për Shqipërinë. Ka të ngjarë që edhe Veriu të jetë jashtë Kosovës, por çdo destabilizim ka impakt direkt në jetën e shqiptarit. Opozita dhe mazhoranca para se të merren me servilizmin e tyre të FBI duhet të merren me problemin e brendshëm. Njerëzit e Parlamentit, përfshirë Ramën, kur s’kanë interes na vendosin rregulloren përpara. Me rregullore delegimi i lejohet. Por moralisht nuk i lejohet kur ke një akuzë kaq të madhe para vetes. Kam frikë se edhe opozita ka lënë shumë për të dëshiruar për moralin parlamentar.

E ka thënë Churchill-i ‘do të lësh në mes një çështje ngri komisione hetimore’. Ashtu ndodh edhe te ne, në fund fare në raste të tilla dilet me dy variante. PD dhe PS nuk i përfaqësojnë më shqiptarët. Rama që merr pjesë për çdo gjë, nuk e pengonte askush të sqaronte pozicionin e tij. Pjesa e mazhorancës nëse do t’i shkojë deri ne fund, duhet të pres me kujdes si do veprojë pala amerikane. Edhe protesta s’do ndodhte. Opozita i sajon protestat sepse në shumë momente nuk del kauza, por kauzat janë të përditshme. Është momenti më i mirë që opozita të lërë pritjen sizifiane te gjykata dhe të bashkohet. Të veprojë me shumë kujdes duke pritur hapat e palës amerikane.  Kam përshtypjen që z.Rama po fiton kohë. Zërat e ndryshme dhe kakofonia e zërave të opozitës, e ushqen këtë lloj pasigurie dhe paqartësie. Nëse këto nuk futen në shtrat ligjor, ku ai do deklarohet apo jo fajtor në gjykatë….Duke shfrytëzuar këtë kakofoni zërash Rama thotë që ata janë të paqartë, etj. Por moralisht z.Rama i takonte të ishte në Parlament. E shikoj shumë të vështirë fundin e mandatit të z.Rama, për shkak jo vetëm të skandaleve të mëdha, por edhe pasigurisë së qeverisjes së tij. Ndoshta mund të gjej justifikim për rastin McGonigal, nëse nuk do përfshihet shumë çështja shqiptare.

Rama do të fitojë kohë, është i paqartë, dhe personalisht mendoj që është i frikësuar. Nëse do thellohesh më shumë te çështja shqiptare do shikosh që implikimet janë shumë më të mëdha. Parlamenti merret më shumë me gjëra që s’e prekin shqiptarin e thjeshtë. Besoj që z.Rama i frikësohet kësaj përballje. Diçka më e dhimbshme se frika e tij, është moskonsiderimi më i opozitës. Z.Rama i ka rënë ajo pjesa e tregimit të një personaliteti që mund të besohet dhe të artikulojë çështje të mëdha. Besoj që këtej e tutje, z.Rama s’do jetë më ai njeriu që artikulon më me aq guxim. Kam në kokë gjëra të NATO-s. Nuk besoj se kredibiliteti i PD vjen nga protesta. Ata njerëzit e tyre që thërret Berisha do jenë në protestë gjithmonë. Protestat janë një lloj karburanti për frymën e publikut opozitar dhe atij shqiptar. Por protestat duhet të ishin më të shpeshta dhe me qëllime më të përcaktuara mirë. Nëse s’do ishte z.McGonigal ne s’do kishim protestë më 11 shkurt. PD improvizon. Ata kanë problemin gjyqësor dhe problemin e madh që s’arritën t’i bashkonin demokratët. Megjithatë edhe kjo protestë i ka vlerat e veta, nëse do adresohet mirë, nëse do tregojë shqetësimet, nëse do zgjedhë mirë njerëzit që do artikulojnë, mendoj që mund ta rrijë qëllimin e saj”.