Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I hodhi bojë Ramës në Kuvend, flet Paloka: Nuk ishte vetëm inat personal

Postuar: 15/04/2019 - 22:47

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në emisionin “A Show” ka treguar reagimin e familjarëve të tij, pasi bëri me bojë kryeministrin Rama, teksa ky i fundit ishte ulur në sallën e Kuvendit.

Ai tha se ky moment nuk është parë me admirim, por shtoi se kishte ardhur koha që për pos “inatit” personal, t’i dërgohej një tjetër mesazh Ramës se ai nuk ishte i paprekshëm. Për Palokën, Rama vijon e bëjë të fortin deri në momentin kur nuk ka reagime.

“Familjes asnjëherë nuk i pëlqejnë gjëra të tilla. Askujt nuk i pëlqen një gjë e tillë. Të gjithë janë të bindur, sepse ai e meritonte për të gjitha ato që ai sillej dhe bënte të fortin. Kur gjendet përballë të fortëve, ai është komplet zvarranik. Për të dobëtit, ai akt ishte simbolik dhe është mirëpritur dhe në fakt doja që edhe atij t’i jepja një mesazh: Nuk je i paprekshëm!

Dikur njerëzit të kthehen dhe të përgjigjen. Ishte edhe personalja brenda, por nuk ishte vetëm ajo. Njeriu mund të bëjë shumë. Iu thashë qytetarëve të Tiranës: Bëni edhe ju sakrificën. Dhe sakrifica ishte pjesëmarrja në protestë. Këtë thirrje ua kamë bërë atyre që mendojnë si ne. Kontributin duhet ta japë gjithsecili nga qytetarët për largimin e Ramës.”, tha ai.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/04/2019 - 16:07

Teksa pret radhën për të marrë mandatin e tij si deputet, duket se gjërat s’kanë ecur edhe aq mirë në jetën e tij private.

Postuar: 19/04/2019 - 16:05

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë prezantimit të marrëveshjes në Vlorë për trajtimin e t

Postuar: 19/04/2019 - 15:47

Pas vendimt për zhvendosjen e drejtorisë Arsimore të Shkodrës, në Lezhë, ka reaguar ministrja e A

Postuar: 19/04/2019 - 15:24

Komisioneri i BE, Johannes Hahn, në një intervistë ekskluzive për DW thotë se kuadri ligjor për t

Postuar: 19/04/2019 - 15:17

 Situata politike në vend nuk është aspak e qetë, aq sa ka bërë që të reagojnë shumë persona

Postuar: 19/04/2019 - 14:35

Grupi Parlamentar Socialist ka propozuar heqjen nga rendi i ditës të seancës plenare të mbajtjes

Postuar: 19/04/2019 - 14:32

Presidenti Ilir Meta nuk dekreton ndryshimet për ligjin në vettingun në polici.