Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I rrezikohej jeta? Sandër Lleshaj zbulon çfarë mesazhi i ka dërguar Bashës me anë të truprojës së tij

Postuar: 24/06/2019 - 23:54

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka treguar hapur se çfarë mesazhi i ka dërguar kreut të opozitës, Lulzim Basha me anë të truprojës së tij.

“Dalin shumë pak të vërteta nga PD. Grada e Republikës ka për detyrë ligjore të mbrojë këto personalitet, ha diskutim nëse zoti Basha është kryetari i partisë më të madhe opozitare parlamentare. Por e lëmë këtë pjesë. Në këtë situatë, kur sfidat e rendit publik janë shtuar dukshëm duke qenë se zoti Basha është drejtues i protestave, autoritetet e Gardës e kanë çmuar të nevojshme nëse di duhet rritur siguria.Garda e Republikës është nën varësinë time. Dhe unë përpara se Garda të merrte veprime konkrete, në mënyrë që kjo të mos kuptohej i kam çuar një pyetje diskrete zotit Basha. Kjo është një rrugë krejtësisht normale. Komandat i Gardës nuk komunikon me personalitete politike. I kam përcjellë një mesazh diskret, në kushtet e situatës ku jemi mendohet të rrisim nivelin e sigurisë për gjithë ata që ka në mbrojtje Garda”, tha ministri. Sipas tij nuk ka asnjë informacion që cenohet siguria e kreut të opozitës.

Po ashtu ministri ka treguar dhe pse shefi i qeverisë ruhet nga kaq shumë forca policie në mitingjet elektorale.

“Kryeministri edhe shumë funksionarë të tjerë kanë roje personale. Madje dhe zoti Basha ka ruajtje nga policia. Nëse ndaj tyre ka një nivel të shtuar rreziku, shtohen dhe masat e tyre. Për shkak se ka pasur një situatë të tillë, ndaj janë shtuar dhe masat”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 10:34

Deputeti i opozitës së re Andi Përmeti i cili sot ka thirrur në interpelancë ministren e Arsimit Besa Shahini deklaroi se shqiptarëve i interesojnë problematika që prekin vetë ata.

Postuar: 18/07/2019 - 10:31

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka kërkuar nga kolegët deputetë që sot të mos miratohet pr

Postuar: 18/07/2019 - 09:49

Ish-deputeti i PD Tritan Shehu me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se vendimi

Postuar: 18/07/2019 - 09:20

Juristi Romeo Kara ka zbardhur prapaskenat e skandalit me amnistinë që prokuroria po u bën pushte

Postuar: 18/07/2019 - 09:10

Shtetet e Bashkuar të Amerikës i ka dhënë ditën e djeshme një tjetër goditje opozitës.

Postuar: 18/07/2019 - 09:00

Zbardhen prapaskenat e luftës që presidenti Ilir Meta ka nisur me drejtësinë.

Postuar: 18/07/2019 - 08:55

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke e