Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

I sapo emëruar, ambasadori i ri gjerman hedh firmën e parë, zbulohet projekti i rëndësishëm

Postuar: 24/08/2019 - 12:25

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, i cili mori zyrtarisht detyrën pak ditë më parë, ka nisur menjëherë punën. Kryediplomati gjerman ka nënshkruar bashkëpunimin e parë, që lidhet me të drejtat e grave dhe dhunën ndaj tyre, një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri.

Ambasada gjermane njofton se kryediplomati Zingraf do të mbështesë financiarisht këtë projekt të rëndësishëm për mbrojtën e grave shqiptare dhe barazinë gjinore, i cili realizohet që prej vitit 2017 nga organizata gjermane në Tiranë “Schüler Helfen Leben”.

“Projekt në shkolla për informimin mbi dhunën me bazë gjinore +++ Organizata „Rjeti i Grave Barazi Në Vendimmarrje – Women’s Network „Equality in Decision Making (EDM)“ angazhohet prej kohësh me të drejtat e grave në Shqipëri. Përmes projektit „Strengthening Youth, Preventing Violence“, organizata starton në 14 shkolla në Shqipëri një fushatë informuese në mbarë vendin mbi dhunën me bazë gjinore.

Një projekt pilot është realizuar me sukses që në vitin 2017 me ndihmën e organizatës gjermane në Tiranë “Schüler Helfen Leben“ (nxënësit ndihmojnë jetën). Ambasada shpreh kënaqësinë të mbështesë financiarisht këtë projekt të rëndësishëm. Ambasadori Peter Zingraf dhe drejtoresha e EDM-së, Edlira Cepani, nënshkruan këtë javë në Tiranë bashkëpunimin mes tyre”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 12:15

Pas betimit para noterit të Arta Vorpsit për Kushtetuesen, ka reaguar menjëherë PD përmes sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi.

Postuar: 14/11/2019 - 12:13

Është njoftuar se ditën e nesërme në orën 10:00 Kuvendi do të zhvillojë një seancë të jashtëzakon

Postuar: 14/11/2019 - 12:01

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon takimin me qytetarët në kuadër të turit &ldquo

Postuar: 14/11/2019 - 12:01

Olsian Çela është renditur i pari nga KLP, në listën që do i dërgohet parlamentit për votim, në g

Postuar: 14/11/2019 - 11:56

Zyra e OSBE në Tiranë së bashku me Këshillin e Evropës dhe NDI, (National Democratic Institute),

Postuar: 14/11/2019 - 11:36

Ditën e djeshme u dekretua nga Presidenti Ilir Meta, si anëtare e Gjykatës Kushtetuese Marsida Xh

Postuar: 14/11/2019 - 11:35

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi në qytetin e Sarandës e ka quajtur kërc