BREAKING NEWS

Atentati që tronditi Durrësin, ja kush është efektivja që i vendosën eksploziv në makinë (EMRI)

Atentati që tronditi Durrësin, ja kush është efektivja
x

Politike

I shkoi në zyrë Olsian Çelës, zbardhet takimi i ambasadorit gjerman me kryeprokurorin e ri: Një hap thelbësor në zbatimin e reformën së drejtësi! (MESAZHI)

I shkoi në zyrë Olsian Çelës, zbardhet takimi i

Prokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela ka pasur një vizitë të veçantë sot në zyrën e tij të re. Ambasadori Gjerman Peter Zingraf ka takuar Çelën për ta uruar për detyrën e tij të re.

Në një njoftim zyrtar në Facebook, Ambasada Gjermane në Tiranë shkruan se gjatë takimit ambasadori Zingraf u shpreh:

 “Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen.

Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme.“