BREAKING NEWS

Gjykata e lartë merr vendimin për dy prokurorët e njohur të SPAK. Zbardhet çfarë u vendos për 'fatin' e tyre

Gjykata e lartë merr vendimin për dy prokurorët e njohur të
x
BREAKING NEWS

GJKKO iu jep goditjen e fortë 2 ish gjyqtarëve të Kushtetueses dhe 5 gjyqtarëve të GJL (EMRAT)

GJKKO iu jep goditjen e fortë 2 ish gjyqtarëve të Kushtetueses
x
BREAKING NEWS

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë fund jetës, zbardhet arsyeja e aktit ekstrem, dalin pamje nga vendi ku vdiq gazetari dhe analisti (VIDEO)

TRAGJIKE/ Kastriot Myftaraj u hodh nga kati i katërt duke i dhënë
x
BREAKING NEWS

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të rëndësishme”, Frrok Çupi ‘shigjeton’ qeverinë: Ai nuk ka keq vetëm ministrat, por edhe...

“Rama nuk ka realizuar një nga qëllimet më të
x
BREAKING NEWS

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga kati i katërt i banesës (EMRI+FOTO)

Tronditëse/ Gazetari i njohur shqiptar i jep fund jetës, hidhet nga
x
BREAKING NEWS

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në Tiranë, policia vendos perimetrin e sigurisë

Dyshime për eksploziv në Rrugën e Kavajës në
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga kati i katër i pallatit

E rëndë në Tiranë, burri i jep fund jetës, hidhet nga
x
BREAKING NEWS

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për viktima!”, Frrok Çupi del me paralajmërimin ‘bombë’ për protestën e Sali Berishës: Ai nuk kthehet pa një trofe!

“Sot ditë e frikshme! Mund të ketë skenarë për
x

Politike

“I zgjat jetën Ramës”/ Ylli Manjani këshillë publike Lulzim Bashës: Vetëm në këtë mënyrë mund të rimarrë Partinë Demokratike

“I zgjat jetën Ramës”/ Ylli Manjani këshillë

Avokati i njohur Ylli Manjani ka shkruan se nëse Lulzim Basha mendon se do të rimarrë PD duhet të bashkëpunojë me Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit.

Postimi i Manjanit

Këshillë e pakërkuar.

Nëse Lulzim Basha mendon se do të rimarrë PD dhe/ose të rrijë në politikë ka vetëm një rrugë:

Bashkëpunimin me PD.

Bashkëpunimin me Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit.

Jo me kopje të klonuara  të tipit Alibashë, as me veprime përçarëse, aq më pak vendime gjykatash të stisura nga asgjëja.

Nëse ka ende iluzion se do ta mbajë në politike Ambasada Amerikane, duhet ta provojë me ilaçe trajtimin jo me çaj kamomili...

Nëse nuk e do Berishën në politikë taktikisht ka vetëm një rrugë:

Ta mbështesë në krye të PD dhe të presë dështimin politik të tij. Pastaj kismet...

Por nëse nuk bashkëpunon;

nëse e minon PD me veprime të hapura; nëse i shmanget ballafaqimit me realitetin politik Ai nuk ka më asnjë fije fytyrë të thotë nesër se "a ju thashë"..!

Gjërat vërtetë kanë shkuar shumë larg por politika është krijuar për t'i afruar njerëzit dhe kontributet. Politika bëhet më e mirë ku bashkëpunohet dhe kur kritikohen udhëheqësit.

Vendosja e kushteve të tipit "stë do Amerika",apo "vendimi i gjykatës nuk bën", apo "nuk njohim votimin e anëtarëve të partisë",apo "shtyj zgjedhjet", janë të gjitha veprime ndarëse jo afruese.

Ashtu siç në anën tjetër sulmet personale që i bëhen Lulit apo bashkëpunëtorëve të tij nuk ndihmojnë aspak në frymën e pajtimit.

Më në fund, por jo për nga rëndësia, Edi Rama ka 9 vite që qeveris/sundon pa opozitë. Përçarja e Opozitës aktuale vetëm i zgjat jetën Ramës.

Shihni talljen gjer në palcë që po iu bën me rastin e zgjedhjes së Presidentit. I tërheq nga hunda si Tahir Baçova Ariun e cirkut dikur...

Bashkimi është zgjidhja e vetme, për të gjithë palët, për të gjithë ne.

Nëse kjo nuk arrihet tani,ndoshta zgjidhja tjetër e vetme është ndarja njëherë e mirë.

PD duhet të shpallë ndarjen me deputetët që nuk pranojnë forumet dhe të pranojë se vendi është pa opozitë parlamentare. Fundja le të kemi edhe një legjislaturë me "kërpëratën" Alibashë si fallco opozitë.

Ama duhet të mbledhim mendjen e të fillojmë të ndërtojmë një opozitë të re, tjetër nga kjo e derisotmja.

Tani është koha për vendimmarrje.

Më të lexuarat