
Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

I zhytur kokë e këmbë në krime, korrupsion dhe vrasje, Sali Berisha kërcënon mediat që nuk sulmojnë Edi Ramën, ja dosjet që zbardhin aferat e kryefoltoristit

Shkruar nga Elmas Bogdani 4 Shkurt 2023

Dosja amerikane “McGonigal” ku përmendet dhe kryeministri Rama ka bërë që Sali Berisha të kalojë çdo limit në akuzat e tij që deri tani rezultojnë të gjitha të pabaza. Ai ka shkuar deriaty sa ka nisur dhe sulmin ndaj mediave shqiptare duke i bërë të gjitha palë me qeverinë. Sipas kreut të “Foltores”, mediat po merren me të, në vend që të sulmojnë Ramën.Pra Berisha foli dje përmedia të blera në vendin tonë, por vetëm “Zoti” e di sa është përpjekur ish-kryeministri që ta bëjë këtë hallkë të rëndësishme të mos funksionojë. Aq sa gjatë gjithë historisë së tij mbi 30 vjeçare në politikë, Berisha ka shantazhuar, kërcënuar, blerë si edhe shkrirë shumë media në Shqipëri pasi e kanë kundërshtuar shumë fort. Një nga këto media është dhe gazeta “SOT”. 20 vite në treg, por që kurrë nuk i ka bërë fresk asnjë pushteti, asnjë korrupsioni dhe as padrejtësive politike e juridike të pushtetit e të drejtësisë. Si një gazetë e lirë dhe e pavarur, e paanshme dhe kritike reale për aktualitetin, ia kemi nxjerrë të gjitha skandalet jo vetëm Berishës, por të gjithë pushtetarëve të lartë që kanë kryer korrupsion dhe do të vazhdojmë misionin tonë. Nëse lexoni me kujdes më poshtë, se si është zhytur në krim, vrasje, korrupsion dhe pastrim parash ish-kryeministri shqiptar, atëherë do të marrë kuptim dhe shprehja për Berishën, se ai që bërtet më shumë “kapni hajdutin” është kryehajduti i këtij sistemi hajdutësh.
Ja skandalet e Berishës
Berisha është politikani më dominues në Shqipëri për gati tre dekada. I ka mbijeuar skandaleve të shumta gjatë dy mandateve qeverisëse të tij, një herë si president dhe një herë si kryeministër, duke dalë i larë në të gjitha rastet. Ai për vite me radhë ishte i humbur në papërgjegjshmërinë morale e institucionale për trazirat e 97-ës, por askush nuk e dënoi. Zgjedhjet e 1996-s, dështimi i skemave piramidale që sollën dhe trazirat e vitit të mbrapshtë 1997, sollën rrëzimin e Partisë Demokratike nga pushteti përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ky rezultat u pasua me dorëheqjen e Sali Berishës nga posti i Presidentit, ndërsa periudha 8-vjeçare në opozitë u shënua me raporte negative me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, 2005 është viti i rikthimit të tij në pushtet nën sloganin e “Kohës për ndryshim, me duar të pastra”.
Njollosja e kreut të “Foltores”
Mandati i parë qeverisës i Berishës u njollos nga një shpërthim i fuqishëm në ndërmarrjen e demontimit të armëve në Gërdec, në mars të vitit 2008. 26 persona humbën jetën. Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dha dorëheqjen, ndërsa pati akuza edhe për familjarët e kryeministrit Sali Berisha, si të implikuar në afera korruptive, por sërish Berisha doli sërish pa u lagur. Ngjarja që të gjithë menduan se Berisha do të shkonte në burg ishte 21-janari, me vrasjen e 4 protestuesve përpara Kryeministrisë. Deklaratat e kryeministrit Rama se kur të vinte në pushtet do e çonte në burg Berishën i bënë njerëzit që të besonin se për të ishte fundi. Koha tregoi se as kryeministri Rama nuk ia doli të rrëzonte Sali Berishën.
Dosjet në SPAK që do të fundosin Berishën
Por edhe pse deri tani, Berisha ka shpëtuar. Drejtësia e re shqiptare, e cila ka nga pas amerikanët pritet të tronditë ish-kryeministrin. Burime të gazetës “SOT” bëjnë me dije se në vijim pritet të shpërthejnë 4 dosje që do çojnë pas hekurave të gjithë bandën që shkaktuan vrasje, vdekje dhe grabitje masive në Shqipëri, ku mbi to shfaqet emri i Sali Berishës. Hetimet e thelluara për “Gërdecin”, “21 Janarin”, “Kompleksin Partizani” dhe “Floririn e Krrabës”. Këto dosje pritet të shkundin politikën shqiptare pasi do të shkaktojnë valë arrestimesh në nivele shumë të larta.
Më të lexuarat


Rama 'kujtohet' pas 10 vitesh qeverisje: S’ka më leje ndërtimi për kompanitë nëse nuk garantojnë pagat e punonjësve

Kodi Zgjedhor ndalon rritje pagash e pensionesh 4 muaj para zgjedhjeve, Rama shkel rëndë ligjin elektoral. U jep pensionistëve 5 mijë lekë në prag 14 majit, premtime edhe për administratën

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Propozoi Vlora Hysenin në krye të SHISH, por ende pa u dekretuar nga Begaj, Rama i shmanget pyetjes dhe injoron 'pa përgjegjësi': Thashetheme të katundit politik e mediatik

Zyrtari i lartë bën deklaratën e fortë: Albin Kurti ‘non grata’ nga SHBA, s’është bërë zyrtare

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama
