
Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

'Ia morëm PD-së këtë se i la rrugëve', Rama thumbon keq Bashën nga Berati

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Shkurt 2021
Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Beratit ka zhvilluar takime me bizneset, ku vuri theksin tek ndihma ndaj tyre me anë të tatim fitimit dhe TVSH zero.
Kreu i qeverisë shprehu optimizmin se sezoni i verës do e gjejë shumicën e vendit të çliruar nga ankthi i infektimeve.
“Shpresoj të kemi së shpejti lajmet e mira për rritjen e dozave të vaksinave e të intensifikojmë vaksinimin e të bëjmë çmos që në sezonin e verës një pjesë e madhe e Shqipërisë të jetë e çliruar nga ankthi i infektimit. Me ndihmën e Zotit sezoni turistik të ketë një lehtësim për pjesën më të madhe është luftë e madhe, ti je dhe vetë tregtar, e di, por kjo tregtia e vaksinave qenka një tmerr. Po bëjmë çmos, unë kam besim se po i afrohemi. 70% e prodhimit të vaksinave i zotërojnë 10 shtete vetëm, megjithatë ne nuk dorëzohemi. Kur je i gjatë e ke të vështirë të pranosh qe mund të rrish në radhë e të dorëzohesh pavarësisht se ky është një vend i vogël, por në këtë rast gjatësia ndihmon”.- tha Rama.
Rama sakaq thumboi edhe PD-së, kur komentoi kryetarin e Bashkisë se Beratit, Ervin Demon.
“Ervin Demon, ia morëm PD-së këtë. E di si është puna? PD-ja i la rrugëve asetet, tani në ca asete i kemi marrë, por i kemi marrë në kohë, jo nga ato që janë të pa vëmendshëm në punë. Ketë e kemi gjetur aset në zhvillim, e kemi marrë e po zhvillohet brenda PS-së”.
Më të lexuarat


Zbardhet arsyeja! Pse Edi Rama nuk pranon DEBAT PUBLIK me Lulzim Bashën

A ka SHBA një plan në tryezë nëse ndodh diçka me 25 Prill? Paralajmëron Yuri Kim: Kemi diçka serioze, Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken e kanë bërë shumë të qartë!

Ilir Meta flet me emra dhe hedh akuzat e rënda, thirrje live nga studio Damian Gjiknurit: Ja kush e drejton grupin kriminal të prekjes së votës në Vlorë! Eja ballafaqohemi para...

E ftoi në debat publik, Lulzim Basha zbulon pse Rama nuk pranon përballjen

Ambasadorja Yuri Kim paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri: Shpresoj që do të jetë së shpejti...

25 Prilli/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve apel qytetarëve: Ky veprim e bën fletën e votimit të pavlefshme!

Pse SPAK nuk po bën arrestime 'VIP' në Shqipëri? / Yuri Kim kërkon kujdes me fjalët: Është çmenduri ta thuash këtë! I kemi dhënë emrat tonë, shpresoj që...

Çfarë pret SHBA nga zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri? Ambasadorja Yuri Kim i jep përgjigjen e prerë gazetarit

Ilir Meta nxjerr skenarin, paralajmëron "tërmet" në Vlorë: Nuk do të tolerohet kurrë

‘Vendi i presidentit vakant’, Topalli godet Metën: Ja frika që ka ai nga Rama dhe Basha!
