BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Idajet Beqiri: Feçor Shehu dispononte dosjen e Sali Berishës si agjent i UDB, ja pse e nderoi PD

Idajet Beqiri: Feçor Shehu dispononte dosjen e Sali Berishës si
Zbardhen të tjera detaje rreth prapaskenave dhe rrethanave që çuan Partinë Demokratike të nderonte dhe dekoronte Feçor Shehun, ish-ministrin e Brendshëm të diktaturës dhe kreu i Sigurimit të Shtetit. Ky vendim ka zënë në befasi dhe ka lënë me gojë hapur shumëkënd, por gjithçka duket se ka qenë e mirëmenduar dhe e qëllimshme. A kanë vepruar vallë këshilltarët e Partisë Demokratike në Ballsh në kokën e tyre apo kanë marrë një urdhër nga SHQUP? Pse hesht Sali Berisha për dekorimin e Feçor Shehut, kur çirret dhe hedh vrer për një portret të Enver Hoxhës? Cili është roli i Sali Berishës në nderimin e Feçor Shehut, ish-kreun e Sigurimit të Shtetit, armës më të tmerrshme dhe famëkeqe të Enver Hoxhës? Këtyre pyetjeve u jep përgjigje avokat Idajet Beqiri, i cili pohon se Feçor Shehu ka pasur dosjen e rekrutimit të Sali Berishës, si agjent i UDB famëkeqe të ish-Jugosllavisë.
 
Nuk janë më sekrete tani lidhjet e Sali Berishës me UDB, por Beqiri deklaron se Feçor Shehu ishte në dijeni se si dhe kur u rekrutua Sali Berisha si spiun i UDB. Avokati pohon se asokohe, Feçor Shehu, mbante postin e zëvendësministrit të Brendshëm. “Feçori e dinte kur, ku dhe si u bë Berisha agjent i UDB. E dinte edhe se cili ishte rekrutori i tij i UDB! Feçori ishte zëvendësministër i Brendshëm atëherë”, ka deklaruar Beqiri. Ndërkaq, Feçor Shehu u akuzua dhe u ekzekutua po nga regjimi komunist, të cilit i kishte shërbyer, në 1983, me akuzën se ishte agjent i vjetër i UDB. Edhe pse nuk pati fakte dhe prova për të vërtetuar akuzën, Shehu u ekzekutua nga Enver Hoxha. Ndërkaq, për Sali Berishën, ka dokumente dhe dëshmi që konfirmojnë faktin se ka qenë rekrutuar nga UDB jugosllave. Një dokument i publikuar nga deputeti Taulant Balla, konfirmon statusin e Berishës si ish-agjent i UDB, por Beqiri mendon se Shehu ka qenë në dijeni të praktikës së rekrutimit të Berishës. Sipas tij, kjo është edhe arsyeja se pse Berisha hesht për nderimin e Feçor Shehut nga këshilltarët e Partisë Demokratike në Ballsh. 
 
Dokumentet 
 
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, kohë më parë, ka pohuar se ekzistojnë dokumente se Berisha ka qenë agjent i UDB. Ai ka pohuar se dosjet e Berishës gjenden në arkivat e Beogradit, duke konfirmuar edhe vështirësinë e zbardhjes së tyre. “Faktet janë të pakontestueshme dhe origjinale. Jemi në pritje të disa dokumenteve të tjera. Në dosjet e ish-UDB fshihen dokumente të përfshirjes së Sali Ram Berishës në shërbimet sekrete jugosllave. Një tekst i shkurtër në gjuhën serbe në dokumentet të cilave iu referova. Përkthyer në shqip: U kontaktua me agjentin tonë në Tiranë. S. Berisha ka raporte shumë të mira me udhëheqjen komuniste. 5 Janar 1987”, ka deklaruar ai.  Adriatik Doçi 
 

Më të lexuarat