BREAKING NEWS

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë që s’di pronarin, shteti vijon të paguajë

Ish-prokurori reagon për hetimin e iceneratorëve: SPAK thotë
x
BREAKING NEWS

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në burgun e Drenovës alarmon policinë

“Gëlltita brisqe”/ I dënuari i rrezikshëm në
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një telefonatë me zërin e Vis Martinajt nga jashtë

Gazetari i njohur zbulon informacionin e bujshëm: Ka ardhur një
x
BREAKING NEWS

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt

Avokati zbulon zhvillimet e fundit për hetimet e Ahmetajt
x
BREAKING NEWS

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga çështja e inceneratorit

Ish-prokurori: Ja çfarë ka sjell veçimi i Ahmetaj nga
x
BREAKING NEWS

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja faktet

A do të arrstohet Ahmetaj? Ish-prokurori plas 'bombën': Ja
x
BREAKING NEWS

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues
x
BREAKING NEWS

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës së fundit

Bonus shtesë për pensionistët, publikohet VENDIMI i minutës
x

Politike

Idajet Beqiri: Ja letra që ka në dorë Autoriteti i Dosjeve për të nxjerrë nga politika Berishën, zbulohet se çfarë raportonte ish-kryeministri për shokun e tij të ngushtë tek shefi i Sigurimit të Shtetit

Idajet Beqiri: Ja letra që ka në dorë Autoriteti i Dosjeve

Avokat i njohur, Idajet Beqiri shprehet i bindur se hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe miratimi i ligjit të ri, do të sjellë fundin politik të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-presidentit Ilir Metaj. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Beqiri tregoi disa nga ngjarjet më tëbujshme kriminale ku janë përfshirë dyshja Meta-Berisha, teksa për këtë të fundit shkon deri atje sa tregon se si ai ka spiunuar shokun e tij të ngushtë, njësoj siç ka bërë kreu i Partisë së Lirisë. Sipas avokat Beqirit, letra që ka në dorë Autoriteti i Dosjeve, ku zbulohet se çfarë raportonte ish-kryeministri për shokun e tij të ngushtë tek shefi i Sigurimit të Shtetit, do të tronditë pozitat e Berishës.

-Avokat Beqiri, Kuvendi i Shqipërisë votoi pak ditë më parë ligjon e dosjeve, i cili tashmë është botuara në “Fletoren Zyrtare, ndërsa Autoriteti i Dosjeve së fundmi ka deklaruar se Ilir Metaj dhe 5 politikanë të tjerë rrezikohen të përjashtohen nga politika. Mendoni se ka të tjerë spiunë në Kuvendin e Shqipërisë dhe sa sukses do të ketë ligji i ri?

Ilir Meta ishte spiun qysh në vitet 1990. Ai ka plotë 32 vjet spiun. Nën petkun dhe mbulesën e spiunit, këto 32 vjet, ky person tërësisht analfabet dhe me dërrasa mangut, rrjedhojë kjo edhe gjenetike nga familja e tij, i kapi të gjitha postet e larta të shtetit vetëm për të vjedhur, për të grabitur, për të bërë korrupsion, për të vrarë, për të shantazhuar. Ilir Meta, ky spiun ordiner duhet të largohet me bishtin në shalë nga politika dhe të iki nga sytë këmbët, duke bërë operacionin e fundit estetik për të ndryshuar tërësisht fytyrën aktuale të mbushur në çdo pore, si zgavër, me krim dhe vjedhje, me qëllim që shqiptarët t'i harrojnë edhe surratin. Ligji që miratoi Kuvendi i Shqipërisë për deklasifikimin e dosjeve dhe heqjen e pengesave të vëna për rishikimin e dosjeve ndaj spiunëve që mbuluan me dashje dhe përkundrejt milionave Komisionet Mezini-Bezhani, hedhin përfundimisht në koshin e plehrave pisllëkun 32 vjeçar politik Meta-Berisha. Sali Berisha ikën përfundimisht nga politika sepse të qënurit e tij spiun potent për 52 vjet me radhë i Serbisë dhe i Rusisë, tashmë nuk ka njeri dhe ndërkombëtarë në botë, deri edhe fëmijët e Shqipërisë, që nuk e dinë. Sali Berisha do të zhduket nga sytë këmbët edhe si spiun i ish Sigurimit të Shtetit me disa pseudonime, deri te "Penicilina", sepse krahas shumë letrave të tij për shefin e Sigurimit të Shtetit që ndiqte intelektualët, Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar edhe një letër mjaft domethënëse që Sali Berisha i ka drejtuar këtij shefi për shokun e tij të ngushtë mjek, të cilit i nxiu jetën në internim, me shpifjet dhe provokimet që i bënte për ta bërë "armik të Partisë" me zyrë. Në këtë letër të shkruar me dorë nga Sali Berisha, i kërkohet "shefit" që të gjejë dikë tjetër për të ndjekur ditën e shtunë dhe të diel doktori...., pasi ai (Sali Berisha), ishte në një dasëm dhe e kishte të pamundur t'i rrinte nga pas doktorit!Në Kuvendin e sotëm të Shqipërisë, për shkak të moshës së vogël të deputetëve në kohën që vepronte ish Sigurimi i Shtetit, janë shumë të pakët spiunët e kësaj kategorie. Por në këtë Kuvend ka një numër të konsiderueshëm spiunësh të SHIK të Gazidedes, të cilët janë më zi sesa ish spiunët e Ish Sigurimit të Shtetit.

-Nga ana tjetër, SHBA i ka treguar prangat pak ditë më parë Sali Berishës, Eskobar kërkoi që institucionet shqiptare të nisin hetimet. Mendoni se Berishës i ka ardhur fundi?

Fundi i Berishës ishte në vitin 1997, pasi kishte bërë krimet e rënda të vrasjes së 2 prillit 1991 në Shkodër, pasi bëri krimet kundër njerëzimit me thyerjen e embargos së armëve dhe të karburanteve në favor të Sllobodan Millosheviçit, kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve të Kosovës, pasi bëri krimin e vrasjes së votës së lirë në 26 maj 1996, duke përgjakur rrugët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, si dhe pasi ju vodhi shqiptarëve lekët e shpirtit me firmat piramidale dhe vrau mbi 3000 qytetarë të pafajshëm, duke rrëzuar shtetin, institucionet e tij dhe duke hapur depot e armëve me qëllim që shqiptarët të vrisnin njëri tjetrin zinxhirë në vitet më pas.Në vitin 1997 Sali Berisha duhej arrestuar dhe duhej burgosur përjetësisht për krimet barbare që kreu deri në këtë kohë. Riciklimi i tij me hedhjen në lojë të spiunit të ish Sigurimit të Shtetit Ilir Meta, të cilit Saliu, pasi i tundi dosjen në fytyrë, e hodhi në veprim që të shfrytëzonte besimin e socialistëve, të cilët i kishin dhënë postin e nënkryetarit të PS, për ta përçarë këtë Parti. Me shumat marramendëse të lekëve të korrupsionit, të floririt të vjedhur në Krrabë, por edhe me milionat e Serbisë dhe të Rusisë që i vuri në dispozicion Sali Berisha, Ilir Meta krijoi LSI, duke e përçarë rëndë PS. Kjo nga njëra anë si dhe papërgjegjshmëria e Fatos Nanos nga ana tjetër, bëri që Berisha, megjithëse u hoq nga pushteti me forcën e armëve prej shqiptarëve të vrarë rëndë nga krimet e tij, edhe me bekimin e ndërkombëtarëve rikthehet në pushtet në vitin 2005.Nëse Berisha, ky kriminel i lindur për t'u bërë gjëmën Shqipërisë dhe shqiptarëve, bëri  krime të tjera të rënda, pas 1997-1998-ës, vrasjet masive në Gërdec për të pasuruar me gjakun e tyre, familjen kriminale dhe të babëzitur të tij, apo bëri krimin e rëndë të vrasjeve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit të 4 qytetarëve të këtij vendi që protestonin për votën e lirë dhe për arrestimin e Ilir Metës për aferën korruptive të 700 mijë eurove të bërë në sy të të gjithë shqiptarëve, përgjegjësi kanë edhe ndërkombëtarët, të cilët nuk e ndihmuan Shqipërinë dhe shqiptarët për të shpëtuar nga Banda Kriminale e Sali Berishës dhe e Ilir Metës. Vendimi i SHBA dhe i Anglisë për shpalljen e Sali Berishës "Non Grata" për kryerjen e krimeve më të rënda që ekzistojnë në kodet penale të të gjitha vendeve të botës, këmbëngulja e Departamentit Amerikan të Shtetit që SPAK të bëjë detyrën ligjore ndaj të korruptuarit dhe të inkriminuarit më të rrezikshëm të Europës, Sali Berisha, tregon tashmë fundin e tij dhe të familjes kriminale të tij. Hezitimi i SPAK ndaj hedhjes në koshin e plehrave të Sali Berishës dhe të Ilir Metës, mos veprimi i tyre ndaj pjesëtarëve të këtyre dy familjeve më të inkriminuara dhe më të korruptuara në Shqipëri, e ka një fund, ashtu sikurse e ka një fund edhe hezitimi i BE për të mbështetur SHBA dhe Anglinë për të shpallur "Non Grata" edhe këto vende Ilir Metën dhe Sali Berishën, aq më shumë që krimet e rënda këta dy politikanët më të zinj të kontinentit, i kanë bërë pikërisht në Europë!

-Ndërkohë, Sali Berisha ka vulosur zyrtarisht bashkëpunimin me Ilir Metën, si e shihni këtë lëvizje?

Në Gazetën tuaj prestigjioze “SOT”, kohë më parë, kam deklaruar se Ilir Meta erdhi në vitin 1992 në Partinë Socialiste si i dërguar i Berishës.  Ramiz Alia i dorëzoi Sali Berishës para se të dorëzonte pushtetin të gjitha dosjet e ish Sigurimit të Shtetit për bashkëpunëtorët me të cilët do të punonte Sali Berisha për të vazhduar rrugën e demokracisë që hapi Ramiz Alia. Njëri prej këtyre dosjexhinjëve ishte edhe Ilir Meta. Ai u bë pjesë e Lëvizjes Studentore në vitet 90' thjesht dhe vetëm se ishte student spiun i Sigurimit të Shtetit. Duke i tundur këtë dosje në fytyrë, Berisha e çoi Ilir Metën si spiunin e tij në PS. Fatos Nano e vendosi Ilir Metën në krye të Forumit Rinor Eurosocialist, dhe më pas Nënkryetar të PS, me urdhër të Berishës. Pipëzat e Fatos Nanos me Sali Berishën kanë qenëgjithmonë të akorduara në një!Të gjitha aktet kriminale madhore, duke filluar nga masakra zgjedhore e 26 majit 1996, te vjedhja e Floririt të Krrabës, te mbytja e Anijes Sebilja me 113 shqiptarë të pafajshëm viktima, e deri te 21 janari 2011, janë vepra kriminale të përbashkëta Berisha-Meta. Ndaj edhe ky koalicion që u realizua mes tyre ditë më parë, është rrjedhojë e një bashkëpunimi kriminal i dy misionarëve serbo-rus për të dobësuar, për të sunduar, për të shkatërruar, për të vjedhur e grabitur, për të shpopulluar e gjenociduar Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky bashkëpunim i sotëm i tyre është një vazhdimësi në veprimtarinë e tyre, por me një ndryshim të madh, ndryshim i cili konsiston në faktin që Ilir Metës i dolën lakrat e të qënurit spiun i Sigurimit të Shtetit që ka sjellë pasoja të rënda mbi liritë dhe të drejtat e njeriut me veprimtarinë spiunore të tij, si dhe i janë bërë dosjet mal për vjedhjet, grabitjet, korrupsionin dhe vrasjet që ka bërë në funksion të zhdukjes së gjurmëve të krimeve që ka bërë. Ndërsa Sali Berisha, duke marrë  vulën më të madhe të turpit për një politikan, siç është shpallja "Non Grata" në SHBA dhe Angli, në këto dy shtete lidere të botës së qytetëruar demokratike dhe ruajtëse të paqes dhe të lirisë së popujve të botës, është tashmë në buzën e varrit për t'u përgjigjur penalisht për të gjitha krimet e rënda që ka bërë kundër lirisë dhe demokracisë, kundër njerëzimit, kundër ekonomisë dhe financave si dhe kundër jetës së shumë shqiptarëve.Aleanca e tanishme Berisha-Meta është aleanca e dy të vdekurve politikisht, e dy më të urryervemasivisht prej shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, të cilët bëjnë rezistencën e fundit për të mos u mbuluar me dhe në varrin e turpit që tashmë është hapur për ta. Janë të dështuar përfundimisht. Por për fatin e keq, këtë aleancë të tyre e përkrahë hapur dhe të kamufluar edhe Edi Rama, i cili pikërisht te aleanca Berisha-Meta sheh të ardhmen e tij qeverisëse edhe për një mandat të katërt.

Intervistoi: Rigels Seliman