BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Politike

Idajet Beqiri: Të drejtën për të formuar qeverinë e re e ka partia që merr më shumë mandate, votat e PD dhe LSI nuk do lexohen si koalicion

Idajet Beqiri: Të drejtën për të formuar qeverinë e re

Avokat Idajet Beqiri ka dhënë ditën e djeshme detaje sa i takon të drejtës se kush parti politike do të formojë qeverinë e re pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Në korridoret e medias dhe politikes ka zëra se presidenti Ilir Meta do ta bllokojë formimin e qeverisë së re nëse PS fiton zgjedhjet, për shkak se në total Partia Demokratike me koalicionin e saj dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të marrin më shumë deputetët se Partia Socialiste. Por gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, avokat Beqiri u shpreh se të drejtën për të formuar qeverinë e re pas 25 prillit e ka partia që merr më shumë mandatet, ndërsa theksoi se votat e PD dhe LSI do lexohen të ndara dhe jo si koalicion. Sipas tij, nëse socialistët kanë më shumë mandate se njëra nga partitë që garojnë në zgjedhje apo koalicionet, kreu i shtetit mandaton kreun e PS të formojë qeverinë. “Parti ose koalicion fitues i zgjedhjeve në 25 prill 2021 konsiderohet ajo parti ose ai koalicion i regjistruar si i tillë, para datës 28 shkurt 2021 në KQZ, i cili ka fituar qoftë edhe 1 mandat deputeti më shumë se forcat e tjera politike pjesëmarrëse në zgjedhje. Mandatet e deputetëve të PD do të llogariten si numër, së bashku me 13 partitë e tjera politike, pjesë e koalicionit të saj, por pa LSI, sepse kjo e fundit nuk bën pjesë në koalicionin me PD. Në rast se PS, bije fjala, merr vetëm 68 mandate, ndërsa PD dhe aleatët e saj marrin 67 mandate, ndërsa LSI merr 5 mandate, Kryeministri që është fituesi i zgjedhjeve dhe mandatohet për të formuar qeverinë e re, duke u emëruar nga Presidenti i Republikës, është kreu i PS, Edi Rama, pasi ka fituar një mandat më shumë”, deklaroi ai. Më tej avokat Beqiri ka zbuluar edhe rrugët që ndiqen nëse kreu i partisë që ka marrë më shumë vota në zgjedhjet e 25 prillit dështon për të formuar qeverinë e re, ndërsa ka theksuar se qeveria e re nëse nuk siguron votat e nevojshme në Parlament, sipas tij, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. “Në rast se ky Kryeministër nuk miratohet me shumicë votash në Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Republikës emëron brenda 10 ditëve një kryeministër tjetër. Në rast se edhe ky kryeministër tjetër nuk zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë, është pikërisht Kuvendi që cakton një kryeministër të cilin e emëron Presidenti i Republikës dhe e çon në Kuvend për votim së bashku me Qeverinë që ka krijuar. Në rast se edhe ky Kryeministër nuk siguron dot shumicën e votave të Kuvendit të Shqipërisë, atëherë Presidenti i Republikës ka të drejtë të shpërndajë Kuvendin dhe thirren zgjedhje të reja për në Kuvendin e Shqipërisë”, nënvizoi avokat Idajet Beqiri për gazetën “SOT”.

Më të lexuarat