
Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Idajet Beqiri: Vlerësimi i DASH për Dvoranin kambana alarmi për Metën, tashmë amerikanët kanë ngritur akuzë kundër Metës për korrupsionin e tij “me bllokënëdorë”

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Shkurt 2021

Fenomeni "Dvorani", për fatin e keq, u bë si një "specie e rrallë" në gjyqësorin shqiptar në këto 30 vjet Shqipëri post komuniste. Drejtësia shqiptare mori deformimin më skandaloz pas ardhjes në pushtet të regjimit obskurantist të Sali Berishës. Mbushja e gjykatave dhe prokurorive me "kunguj të papjekur" të Shkollës 6 mujore të Plepave të Durrësit, nga njëra anë, si dhe vënia e Gjykatave dhe prokurorive nën thundrën e politikës që mori pushtetin, vranë gjënë më të shenjtë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, drejtësinë, marrjen e saj, dhënien e saj. Nëse demokracia në Shqipëri nuk pati sukses për 30 vjet me radhë, nëse mbetëm në tranzicion të përjetshëm, nëse përjetuam drama në fushën e kriminalitetit, të pronësisë, të gjakmarrjes, të vrasjeve, nëse u bëmë vendi më i korruptuar i Europës, të gjitha këto lidhen me faktin se këtij vendi i vranë për vdekje pushtetin gjyqësor, i vranë Gjykatat dhe Prokurorit, i vranë drejtësinë. Gjyqtarët e djeshëm dhe të sotëm, pjesa dërrmuese e tyre, dhënien e drejtësisë e kushtëzuan me shitblerjen. Nëse do të fitosh të drejtën, nuk mjafton të kesh të drejtë, duhet ta blesh atë. Pra shitet dhe blihet drejtësia në gjykata dhe në prokurori, si kur ke të drejtë, ashtu edhe kur ke të drejtë. Politika e korruptuar, shtetarët e plotfuqishëm që vodhën, grabitën, korruptuan çdo skutë të jetës së vendit, i detyruan me dhunë dhe me "hesape reciproke" gjyqtarët dhe prokurorët që të mos u shkonte ndërmend t'i ndëshkonin këta pushtetar. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani nuk u prek nga kjo sëmundje. Ai profesionalizmin e tij i bëri bashkë me ndershmërinë dhe moralin e shëndoshë të shoqërisë së pastër shqiptare. Një personalitet i tillë nuk mund të pajtohej me krimet e Ilir Metës, as edhe të Sali Berishës. Ai nuk e bëri faqen "rrogoz", siç e bënë kolegët e tij në gjykimin e çështjes kundër Ilir Metës, këtij banditi kriminel, i cili me zë, me figurë, me dëshmitarë okularë, u vodhi shqiptarëve miliona dollarë nga aferat korruptive që bëri, duke shfrytëzuar pushtetin e lartë shtetëror që u grabiti shqiptarëve. Gjyqtari Ardian Dvorani respektoi precedentin në gjykimin e Ilir Metës. Ai kërkoi dënimin e rëndë me burg të Ilir Metës, sepse në qindra raste të ngjashme, me përgjime dhe me prova identike, siç u zu me presh në dorë Ilir Meta, shqiptarë pa suport politik, me xhepa bosh, domethënë me paaftësi paguese për të blerë gjykatën dhe gjyqtarët, kanë përfunduar në burgje dhe kanë marrë deri burgimin e përjetshëm! Ndërsa Ilir Meta, pasi u mbështet hapur prej ish-Kryeministrit Berisha, me mesazh të hapur te Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, për ta mbrojtur pa kushte Ilir Metën, u shpall "i pafajshëm" prej 4 gjyqtarëve, duke e lënë në pakicë Ardian Dvoranin. Për fatin e keq, korrupsioni dhe i korruptuari u bë Kryetar Shteti në Shqipëri! Ilir Meta u hakmorr në mënyrë primitive ndaj Ardian Dvoranit. Ju qep "me bukë në trastë" derisa e hoqi nga kreu i KED, ku Dvorani ishte më meritori se gjithkush tjetër. Politika nuk e mori në mbrojtje Dvoranin. SHBA, investitoria më e madhe dhe më serioze e reformës në drejtësi në Shqipëri, i dha vendin e merituar Adrian Dvoranit dhe fenomenit të mirëseardhur të tij në Shqipëri. Kjo "dekoratë" dhe ky vlerësim i lartë që mori Dvorani, nuk është as më shumë dhe as më pak, por një ringritje e hapur akuzë kundër Ilir Metës për korrupsionin e tij "me bllokënëdorë", ditën me diell, me figurë dhe me zë, për të shkuar te korrupsionit e tjera shumë më të rënda të tij, të Sali Berishës dhe grupit të tyre kriminal me aktivitet 30 vjeçar, duke promovuar njëkohësisht "Dvoranët" që do t'i gjykojnë krimet e tyre.
Më të lexuarat


Ish-zv.kryeministri dhe njëkohësisht deputeti i njohur shqiptar ndalohet nga Policia. Çfarë ndodhi mes tyre (Publikohet VIDEO e debatit)

“Ai e mendon Vlorën si fuçi baruti”/ Gjiknuri nxjerr qëllimet e fshehta të Presidentit Meta dhe lëshon thirrjen e fortë: Mezi presim Ilirin që të dalim dhe ta hedhim në...

Ndodh incidenti i papritur në takimin elektoral të Lulzim Bashës, shihni çfarë i bën truproja i tij kandidates për deputete të PD-së (VIDEO)

“Nuk e di a do më votojë gruaja, flet me SMS me...”/ Agron Duka i befason të gjithë me deklaratën e tij, tregon edhe çfarë pëlqen tek Rama, Meta dhe Kryemadhi

“Janë ekstremistë, është i sëmurë mendor. Duhet punësuar që të na japë votën”/ Nuk do e besoni si i etiketojnë patronazhistët zgjedhësit: Duan legalizimin e pallatit që të votojnë PS-në. Të mbahet nën monitorim pasi…

“Rama do që të fitojë përsëri”, media gjermane i dedikon shkrim zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri dhe zbulon çfarë i druhet kryeministri

Albin Kurti i refuzoi vaksinat anti-COVID, kryeministri Rama surprizon me reagimin e tij: Nuk futem në këtë grackë!

“Ne i shohim të gjithë në sy”, Erion Braçe del me deklaratën e fortë: Votoni ata nëse...(FOTO)

Lulzim Basha nis turin blic/ Brenda 24 orëve do të përshkojë Shqipërinë nga Jugu në Veri, çfarë pritet të ndodhë dhe cila është simbolika e veçantë e këtyre ndalesave (DETAJET)

Lulzim Basha përballet me incidentin e papritur, Romeo Kara publikon videon që po ‘thyen’ rrjetin: E palosi...
