Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Idajet Beqiri: Vrasja e Hajdarit skenar i Berishës për të tentuar rrëzimin e qeverisë, grushti i shtetit më 14 shtator kryeturp i PD

Postuar: 12/09/2018 - 07:43

 Vrasja e Azem Hajdarit ishte e paralajmëruar. Arrestimi i gjashtë udhëheqësve të PD, pas ardhjes në pushtet të PS në vitin 1998, ishte “sebepi”! Berisha “ndërseu” Azem Hajdarin, të cilin e përdorte “si mish për top”, sa herë që ia donte interesi meskin i etjes së tij për pushtet të pakufizuar kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Azemi u vu në krye të Lëvizjes për “shpëtimin” e të gjashtëve të PD, për t’i nxjerrë ata nga burgu, të akuzuar për krime së bashku me Berishën, në 4 vjetët e qeverisjes neofashiste të tyre. Protestat filluan, me qindra qytetarë në përkrahje të PD dhe thirrjes së Berishës, i cili kishte mbetur atëherë si një kufomë politike, por i egërsuar, si një ujk stepe, që nuk kishte çfarë të humbte më, ndaj jargavitej tërë urrejtje me etjen për të derdhur me çdo çmim gjak shqiptari. Protestat u katandisën si mos më keq. As 200 pjesëmarrës nuk e ndiqnin më Berishën dhe Azemin. Në një situatë të tillë, Azem Hajdari parandjeu dhe paralajmëroi vdekjen e tij. Ai në këto protesta përsëriste sloganin “Do të flijohet një, që të lirohet nga burgu gjashtëshja udhëheqëse e PD-së”! Azem Hajdari ishte në hasmëri me një popull dhe me një komb shqiptar të tërë. Zullumet e tij kriminale nuk kishte det t’i lante. Për rrjedhojë, duke qënë natyrë që nuk i dhimbset jeta, mjafton që ti këndohej kënga, u përdor në skenarin e Berishës, në kurthin që ai i përgatiti, duke e nxjerrë në prit dhe duke marrë mbi trupin e tij ata plumba që ishin taksur për eliminimin e tij, si një prej fatkeqësive më të rënda kombëtare. Vrasja e Azem Hajdarit i shërbeu Berishës për të organizuar grushtin famëkeq të shtetit të 14 shtatorit 1998, i cili ka qënë dhe ka mbetur kryeturpi i Banditit dhe Kryekriminelit Berisha kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pra të vetmit që e donin të vdekur Azem Hajdarin ishin dy, Sali Berisha i pari, i cili donte hakmarrjen primitive kundër shqiptarëve që e hodhën tutje si leckë në marsin e vitit 1997, dhe vet Azem Hajdari, i cili meqenëse ishte katandisur si një leckë pa vlerë, nuk donte më jetë, mjafton që të bëhej "hero" dhe... t'i këndohej kënga! Çështjet kriminale që dëshmon Izet Haxhia kundër Sali Berishës janë plotësisht siç i thekson ai. Krahas të tjerave sepse për shumë ekzekutime jetësh shqiptarësh të pafajshëm, Izet Haxhia, si "pushka" në duart e Berishës, ka dijeni të plotë... Mirëpo zbardhja e të vërtetave do "klimë". Po nuk erdhi stina e "Pranverës", nuk vijnë dallëndyshet nga përtejdetit! Dhe kjo stinë është ende larg që të vij... Dhe kështu... "Bath, bath...dhe kokrra nuk ka..."! 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 7

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2018 - 23:53

 Deputeti i PD, Endri Hasa, i është përgjigjur ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, lidhur me monitorimin online të bizneseve.

Postuar: 22/09/2018 - 19:40

Ministri i Finanacve dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i është përgjigjur përmes një postimi në Faceboo

Postuar: 22/09/2018 - 18:25

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, ka folur

Postuar: 22/09/2018 - 18:12

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, tha se

Postuar: 22/09/2018 - 17:59

 E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për

Postuar: 22/09/2018 - 17:53

Kryetarja e LSI-së e ftuar në emisionin "NjëJavë" ka folur për disa nga çështjet më të

Postuar: 22/09/2018 - 16:54

 Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim