
Një luftë e re në horizont gati të shpërthejë, anijet luftarake rrethojnë Japoninë, ja lëvizja e Putinit dhe Xi Jinping që po alarmon Tokion

Paralajmërimi “bombë” për Shqipërinë, inteligjenca në Iran paralajmëron trazira në Manëz të Durrësit, ja kërcënimi që vjen nga Teherani

“Më i izoluari”/ Artan Hoxha sjell në vëmendje ngjarjen e bujshme, jep mesazhin: Jeta vazhdon…

“Do vijnë ‘tmerrshëm’”/ Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Berishën e Metën dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Këta janë betuar!

Ballkani, “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, ja “Dora e Zezë” serbe që nisi Luftën e Parë Botërore

“Renditemi në vendin e shtatë në botë për kultivimin e kanabisit”, eksperti i kriminalistikës jep alarmin: Shqipëria tranziti dhe përpunimi i drogërave të forta, grupet kriminale nuk kanë më interes me...

“Shteti u ngrit në këmbë për atentatin ndaj Tom Doshit”, Klodiana Lala akuzon rëndë politikanët: Kur duan e dërgojnë telefonin e autorit brenda natës në Izrael, vrasjen e Xhuvanit po e...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Lala: Policia gënjeu, u minua institucioni, tentativa për të manipuluar ngjarjen. Karamuço: Ja pse shkuan në vendngjarje dy zv.drejtorët

“Ideja e duhur në kohën e duhur”, Rama flet për procesin e anëtarësimit: Jemi dhëndurë në tentativë të BE

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Tetor 2021

Në përvjetorin e Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri, kryeministri Edi Rama foli për procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Rama u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë në hapat e saj, pavarësisht vendimeve që do të merren në Bruksel, duke ironizuar kushtet e njëpasnjëshme. Në këtë pikë Rama e quajti Shqipërinë një “dhëndër” në tentativë për t’u bërë pjesë e BE.
“Dëshiroj ta them, që për ne kjo ka qenë një periudhë në një farë mënyrë maturimi dhe kuptimi më i drejtë dhe më i plotë i këtij procesi dhe i vetë natyrës kontradiktore dhe të paparashikueshme të procesit. Është e qartë me këtë shpërthimin e papritur së fundmi të problemit të Bullgarisë. Ky është një proces ku nuk duhet ta humbim fokusin nga fakti që jemi në këtë proces jo se na e kanë imponuar të tjerët, por që e ka zgjedhur populli vetë për t’u bërë pjesë me të drejta të plota e familjes së bashkuar europiane.
Duke mbajtur këtë parasysh duhet të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë se kemi bërë. Të bëjmë më shumë se bëmë dje, pavarësisht se çfarë vendimesh merren në Bruksel, apo stër-stër kushtesh shfaqen deri në Bullgari. Këto janë të ndara me njëra tjetrën. Kjo është zgjedhja jonë dhe detyrimi ynë. Ky është borxhi ynë ndaj fëmijëve tanë dhe gjeneratave të tjera. Pavarësisht se çfarë statusi kemi. Nëse quhemi kandidat. Nuk e di si quhemi tani sepse u bë disa vite që jemi kandidat. Dhëndër në tentativë të familje europiane. Këto momente që na japin status të ndryshëm në këtë proces nuk varen nga ne por nga ajo që vendoset nga 27 vende.
Është një vendimmarrje që asnjëherë nuk mund të parashikohet deri në fund. Kujt i shkonte mendja që do dilte Bullgaria. Ne kishim bindjen që Holanda do çlirohej nga stresi në raport me uljen në tavolinë me Shqipërinë, shkon del Bullgaria. Askush nuk mund ta parashikojë se nuk do dalë një tjetër. Bullgaria deri para ca kohësh ishte 100 % dakord. Do bëjmë maksimumin për të përfituar. Procesi i integrimit është proces transferimi dijesh, për të pasur një vëmendje në funksion të kritikës për mënyrën si ecin gjërat”, deklaroi Rama.
Rama foli edhe për Ballkanin e Hapur, duke shtuar se ajo është ideja e duhur në kohën e duhur, ku të gjithë do bëhen pjesë në të ardhmen. Ai tha se Ballkani nuk ka kohë për të humbur për të krijuar një shëmbëlltyrë të asaj që do të jetë, ndërsa shtoi se asnjë vend nuk e ka luksin të merret me politikën, duke lënë menjëanë interesin për të rritur ekonominë e brendshme.
“Jam i bindur dhe nuk e vë në dyshim që Ballkani i Hapur është ideja e duhur në kohën e duhur. Të gjithë do e përqafojnë hap pas hapi, Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të hapemi plotësisht me njëri tjetrin për të krijuar një shëmbëlltyrë e asaj që duam të jemi. Kështu fitojmë kohë nga e ardhmja., Ballkanin e Hapur do e bëjmë dhe nuk do kemi asnjë rrugë tjetër kur të hyjmë në BE. Duke e bërë sot dhe duke e bërë me bindje, ne jo vetëm që ndërtojmë një hapësirë funksionale të katër lirive të BE. Por i japim vetes mundësinë për të rritur ekonominë tonë. Asnjë vend nuk e ka luksin të merret me politikën në plan të parë për arsye politike të brendshme”, u shpreh Rama.
Më të lexuarat


“Kam dhënë 20 herë dorëheqjen”, befason Briseida Shehaj, zbulon a ka marrë urdhra nga Rama dhe tregon prapaskenat kur ishte drejtoreshë tek Tatimet: Kisha armik kryesor...

“Do vijnë ‘tmerrshëm’”/ Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Berishën e Metën dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Këta janë betuar!

“Nuk shkon njeri pas kalit të ngordhur”, Idajet Beqiri plas deklaratën e fortë për Sali Berishën dhe ka një paralajmërim

Arrestimi i 2 zv/drejtorëve të policisë, reagon ashpër deputeti Boçi: Rama po i shet një nga një për të shpëtuar lëkurën e vet

OKB nxjerr raportin për drogën, Shqipëria renditet e shtata në botë për kultivimin dhe përdorimin e kanabisit

Kreshnik Çollaku paralajmëron rrezikun që e pret PD në 7 korrik, thirrje demokratëve që të kenë kujdes: Ja ‘dhurata’ që mund t’i japim Ramës

‘Ftohje’ e marrëdhënieve me Berishën? Monika Kryemadhi zbulon vendimin e saj

Enkelejd Alibeaj: Ose do ta korrigjojmë Reformën Territoriale siç ne pretendojmë, ose do të ngelet kështu siç është

Duma del hapur në mbështetje të Berishës: Të gjithë më 7 korrik në shesh kundër qeverisë, është detyrim të jesh në protestat e PD

Ngritja e Komisionit për Investimet Strategjike, Tabaku: Justifikimi i mazhorancës absurd, do ta çojmë në Kushtetuese
