BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

“Ideja e kufijve, pas deklaratave të Majkos”, ish-ministri: Ishte një përgjigje e stilit marksist ajo e Thaçit

“Ideja e kufijve, pas deklaratave të Majkos”, ish-ministri:
Ish-ministri i Jashtëm, deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar që Shqipëria të marrë një rol kyç në çështjen e kufijve dhe të qëndrojë kundër rishikimit të kufijve. Në një analizë të bërë në studion e News24, në rubrikën “Opinion”, Shehu tha se ideja e ndryshimit të kufijve në Kosovë është e lidhur me Beogradin. Sipas tij kjo ide nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi erdhi pas deklaratave të ministrit të Diasporës Pandeli Majko.
 
“Ky është një proces i cili nuk do kishte fund dhe do shoqërohet me konflikte të rrezikshme për banorët në këtë gadishull.
Kjo iniciativë që përsëri është e lidhur me Beogradin për mua ka në prapaskenë faktorë që përpiqen të sjellin disa ide të rrezikshme për rajonin që duan të zhvlerësojnë të gjithë atë që u bë me pavarësinë e Kosovës, atë punë heroike që u bë për arritjen e Kosovës së lirë. Të japin përshtypjen se duan të çojnë në një Ballkan jo stabël. Unë shoh se kjo ide nuk është e izoluar vetëm në Beograd por duke që ka një koordinim edhe me Tiranën. E mori zanafillën në një deklaratë të ministrit Majko në emër të kryeministrit në mënyrë të papërshtatshme, në një ambient të papërshtatshëm duke hedhur një ide të tillë që nga janari kryeministri do rrëzojë kufirin Shqipëri-Kosovë. Ide që çoi në idenë e ndryshimit të kufijve nga presidenti i Kosovës. Gjeti mbështetje nga Beogradi. Kërkohet të futet Ballkani në një vorbull aventuresk që s’dihet ku do të çojë”, deklaroi Shehu.
Ai tha se koncepti duhet të jetë jo ndryshimi i kufijve por zhvleftësimi i kufijve. “Rruga e Kombit është mënyra për të rrëzuar kufijtë, duke krijuar mundësitë, duke krijuar infrastrukturën. Për t’i hapur rrugë hapit të dytë, zhdukjes së kufijve mes nesh kur të jemi bashkë në BE. Për mua kjo është rruga racionale e goditjes së kufijve dhe jo e ndryshimit të kufijve e shkëmbimit të territoreve.
 
Shoh që edhe partnerët ndërkombëtarë janë shprehur negativisht.
Pra, kush janë faktorët e tjerë që shtyjnë në iniciativë të tillë? Serbia ka lidhje me faktorë të tjerë ndërkombëtarë që janë të interesuar për destabilizimin e Ballkanit sepse duan të ngadalësojnë procesin e integrimit”, u shpreh ish-ministri i Jashtëm.
Ai tha më tej se kjo ishte një çështje që është hedhur nga Beogradi kohë përpara por që është refuzuar nga faktori shqiptar, rajonal dhe ndërkombëtar. Ai kërkoi një pozicionim të saktë të faktorit shqiptar.
“Tani që u hodh, për mua në mënyrë të gabuar, mendoj se faktori shqiptar duhet të jetë i qartë. Ide të tilla s’mund të hidhen në mënyrë të njëanshme. Mendoj se faktori shqiptar duhet të jetë i qartë dhe të luajë rol të rëndësishëm në sqarimin e ideve dhe të faktorit ndërkombëtar. Ne si vend ndjekim politikat e mëdha. Ne s’mund të jemi spektatorë në Ballkan por aktorë dhe duhet të bashkohemi shumë ngushtë me faktorin ndërkombëtar, me BE-në, SHBA-të. Nëse nuk i dalim zot interesave të tona, është e vështirë të na mbështesin të tjerët. Duhet të jemi të qartë se nëse ne lëshojmë këto ide që bien ndesh me interesa të tjera ne vëmë në pozitë të vështirë edhe partnerët tanë të mëdhenj. Ne kemi vetëm planin A dhe nuk kemi plan B përveç integrimit në BE”, deklaroi Shehu.
 
Ai foli edhe për replikat mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Ai e quajti një përgjigje tipike marksiste reagimin e Thaçit.
 
“Ishte një përgjigje e stilit marksist ajo e Thaçit. Berisha bëri një analizë. Zoti Berisha shprehu dhe dha qartësisht mendimin e tij, shprehu argumentin e tij dhe kjo është demokratike. Kjo nuk i takon vetëm Kosovës por gjitha faktorit shqiptar. Berisha si një faktor thelbësisht vendimtar në shumë momente në procese të rajonit dhe Shqipërisë dha një ide duke i qëndruar argumenteve. Kjo nuk do të thotë se duhet të anatemohesh për këto gjëra por duhet të respektohesh e të dëgjosh me kujdes. Anatemimi në mënyrë marksiste tregon frikën nga argumentet. Ishte një përgjigje tipike marksiste”, deklaroi Shehu.
Deputeti i PD tha se faktori shqiptar nuk duhet të bjerë pre e trilleve, e këtyre karameleve sepse realiteti është krejt ndryshe.

Më të lexuarat