Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Idrizi braktis “tepsinë e pushtetit”, koalicion me PD në opozitë, deputetët e PDIU vijojnë bashkëpunimin me PS

Postuar: 12/09/2018 - 07:54

 Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ka vendosur dje të braktisë koalicionin me Partinë Socialiste. Pas shumë negociatash, presionesh dhe tentativash për të qenë pjesë e “tepsisë së pushtetit”, Idrizi nuk ja ka dalë dot dhe dje ka vendosur që t’i shtrijë Partisë Demokratike dorën e bashkëpunimit. Duhet theksuar se deri në vitin 2015 Idrizi ishte pjesë e opozitës, por pak para zgjedhjeve vendore vendosi të bashkëpunojë me Ramën. E njëjta situatë po përsëritet. Pak para zgjedhjeve vendore, Idrizi ka vendosur të dalë sërish në opozitë pasi mazhoranca nuk ka pranuar kushtet e tij. Gazeta e ka theksuar se Idrizi donte pjesën e tij në “tepsi”, por kjo nuk është pranuar. Dje Këshilli Kombëtar i PDIU mandatoi Idrizin që të nisë negociatat me PD për të bashkëpunuar. Ndërkohë duhet theksuar se 3 deputetët e PDIU do vijojnë të votojnë për PS, ndërkohë që dhe një numë ri madh këshilltarësh bashkiakë pritet të kalojnë me PS. Idrizi dje nuk i kurseu sulmet ndaj qeverisë. “Edhe unë kam bërë gabimet e mia. Edhe unë kam gabuar. Pasi mendova dhe besova se do e çonim para kauzën tonë me këtë mazhorancë. Por skam besuar se dikush mund të luante me fatet e pushtetit. Nuk e mendova se ne do ishim çakmak për rritjen e temperaturave dhe për të arritur marrëveshjen. Do doja që mos të ishte e vërtetë, ndaj ky është faji im”, tha Idrizi. Përpara anëtarëve dhe drejtuesve të PDIU, Idrizi u shpreh se nuk do dorëzohet deri në përmbushjen e amanetit të të parëve, për kthimin në tokat e tyre në Çamëri, nga ku u dëbuan nga forcat e Napolon Zervës. “Çështja çame ndodhet në një moment delikat. Më duhet t’i jap një përgjigje kryeministrit grek që tha me arrogancë se çështja çame nuk ekziston si dhe të tjerëve që thonë se janë në prag të një zgjidhje me Shqipërinë. Ne nuk çuditemi nga deklaratat arrogante tipike të një lideri në Ballkan si Tsipras.”, tha ai.

Akuzat e Idrizit

Në fjalimin e mbajtur para anëtarëve të PDIU, Idrizi shpërtheu në akuza të forta ndaj grekëve. Madje sipas tij, qeveria shqiptare ka frikë të negociojë për çështjen çame. “Greqia nuk ka përzënë vetëm çamët, por edhe hebrenjtë dhe të tjerët. Greqia është i vetmi vend që nuk i njeh minoritetet. Pala shqiptare thotë se ne kemi folur për çështjen çame, por Greqia nuk pranon. Kaq? Kjo nuk mjafton. Ne i jemi adresuar ministrit Bushati me 16 pyetje për të sqaruar opinion publik se çfarë është diskutuar me palën greke”, tha ai. Sipas tij, Bushati dhe Kotzias hedhin valle dhe nuk zgjidhin çështjet e mbetura pezull. Idrizi deklaroi se nuk mund të ketë asnjë pakt nëse Greqia nuk njeh çështjen çame. “Si mund të kemi marrëveshje bashkëpunimi me një vend që nuk njeh çështjen çame, nuk njeh Kosovën dhe s’ka hequr ende ligjin e Luftës. Rruga e Shqipërisë është vendosur nga korifenjtë e Rilindjes, drejt Berlinit, Brukselit, Parisit dhe Uashingtoni. Rruga e Shqipërisë nuk është nga Greqia. Në momentin që hiqet Ligji i Luftës pretendimet tona pronësore, janë kërkesat tona legjitime që nuk na i heq kush. Çfarë u bë për statusin e shqiptarëve minoritar në Çamëri, çfarë u bë për hapjen e shkollave shqipe? Të drejtë të cilën shqiptarët e kishin që në vitin 1927”, u shpreh ai. Idrizi tha se në 4 vite janë larguar nga vendi 400 mijë shqiptarë, pasi iu është vrarë shpresa./Kliti TOPALLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/04/2019 - 18:09

 Këshilli Kombëtar i Partisë Lëvizja e Legalitetit ka vendosur që të mos futet në zgjedhjet e 30 qershorit duke ju bashkuar kështu vendimit të dy partive më të mëdha opozitare, PD dhe LSI.

Postuar: 22/04/2019 - 17:38

Procedura ligjore e regjistrimit të partisë “Bindja Demokratike” pritet të formalizoh

Postuar: 22/04/2019 - 17:03

Fatmir Mediu ka komentuar aksionin e opozitës, duke kërkuar që të ketë një përshkallëzim të mëtej

Postuar: 22/04/2019 - 16:38

Forca më e re politike, Bindja Demokratike, tashmë ka gati 3000 firma për t’u regjistruar n

Postuar: 22/04/2019 - 16:12

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur krerët e bashkive të djathta në selinë blu.

Postuar: 22/04/2019 - 16:02

Sindikalisti Fiqiri Xibri dha detaje për protestën e nesërme të minatorëve nesër para Kryeministr

Postuar: 22/04/2019 - 15:46

Ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli duket se i ka lënë pas zhvillimet politike në vend.Top