
Postuar: 11/09/2018 - 18:32
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka zyrtarizuar daljen e saj nga koalicioni me Partinë Socialiste. Vendimi është marrë këtë të martë nga Këshilli Kombëtar i PDIU-së, i cili mandatoi kryetarin e kësaj partie Shpëtim Idrizi që të nisë negociatat me PD-në për koalicion.
Në fjalën e tij Idrizi fajësoi veten për marrëveshjen me qeverinë, ndërsa shtoi se kishte besuar se çështja çame do të ishte pjesë e axhendës.
Por sipas Idrizit, çështja çame është përdorur nga qeveria dhe Kryeministri Edi Rama si çakmak për të arritur marrëveshjen me Greqinë.
“Edhe unë kam bërë gabimet e mia. Edhe unë kam gabuar. Pasi mendova dhe besova se do e çonim para kauzën tonë me këtë maxhorancë. Por skam besuar se dikush mund të luante me fatet e pushtetit. Nuk e mendova se ne do ishim çakmak për rritjen e temperaturave dhe për të arritur marrëveshjen. Do doja që mos të ishte e vërtetë, ndaj ky është faji im”, tha Idrizi.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/