Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Ikim se Berisha e ka bërë keq partinë”, ish-deputeti demokrat tregon për herë të parë se kujt klani i përket në PD

Postuar: 16/04/2019 - 08:14

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së, tha mbrëmjen e djeshme përballë gazetarit Adi Krasta  se nuk ka qenë kurrë pjesë e klaneve apo grupimeve në këtë parti.

“Kam pasur gjithmonë linjën time, kam shmangur grupimet. Mendimet e mia i kam thënë gjithmonë, qoftë Sali Berishës, qoftë Lulzim Bashës, madje i kam thënë shumë më tepër sesa ato që dalin dhe flasin në publik”, tha Paloka.

Në vijim ai u shpreh se kriza politike në vend do të zgjidhet sipas kushteve të opozitës.

“Nuk janë kushte, por një kërkesë normale që në këtë vend të ketë zgjedhje normale. Mund të them se në 2005 apo në 2013 vlerësoj momentet e rotacionit, por ka ardhur koha që të ketë zgjedhje normale, të bëhen zgjedhje të pranueshme”, tha Paloka.

Lidhur me djegien e mandateve, Paloka tha se ka pasur idenë që ky veprim të merrej pak përpara zgjedhjeve vendore. Ai shtoi se ka qenë një vendim i detyrueshëm, për shkak se kishim një Parlament që ka dalë jashtë kontrollit.

“Pas mitingut të madh të 16 shkurtit, ishim gjithmonë në presionin e njerëzve. Njerëzit i kishim me vete, i kishim ezauruar të gjitha përpjekjet e tjera, na kishte mbetur vetëm rruga e djegies së mandateve. Veç situatës së krijuar në Kuvend, dolën edhe faktet e reja të blerjes së votave, ku ishin përfshirë personazhet kryesore të PS me personazhet kryesore të krimit”, tha Paloka.

Paloka solli në vëmendje vitin 1992, kur doli grupimi i parë në PD kundër.

“Më ka thënë Arben Imami në atë kohë që Edi duhet të ikim nga PD sepse Sali Berisha e ka bërë kështu e ashtu partinë. i kam thënë atëherë nëse është kështu siç thua ti, çfarë do të ndodhë me PD nëse ikim të gjithë?”, tha Paloka.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 08:17

 Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu komentoi dje thirrjet e ish-kryeministrit Sali Berisha për trazira në ditën e votimit.

Postuar: 21/04/2019 - 00:00

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka postuar pak më parë një foto të vetën buzë detit.

Postuar: 20/04/2019 - 23:58

Sot Rudina Hajdari krijoi partinë e re 'Bindja Demokratike' ndërsa të martën do ta regjis

Postuar: 20/04/2019 - 23:56

Deputeti Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “Kjo javë” tha se beson se 5 ose 6 kandi

Postuar: 20/04/2019 - 22:52

Eksponentja e djathtë, Enkelejda Veliu, e cila ka mbajtur pozicionin e anëtares së Kryesisë së Pa

Postuar: 20/04/2019 - 21:51

I ftuar në studion e lajmeve të “OraNews”, Eno Bozdo, anëtar i kryesisë së PD theksoi

Postuar: 20/04/2019 - 21:40

Prej mëngjesit të sotëm mediat kanë raportuar se deputetja Rudina Hajdari ka vendosur të krijojë