BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Politike

Ilir Beqja, heroi i fundit i dardhaxhinjve që kanë ngrënë frutat e Edi Ramës

Ilir Beqja, heroi i fundit i dardhaxhinjve që kanë ngrënë

Masa e SPAK ndaj Ilir Beqajt në vlerë statistikore shtoi numrin e heronjve dardhaxhinj të Edi Ramës, të cilët kanë rënë një e nga një në betejat e pafundme për të shtuar zerot e milionave  nga vjedhjet dhe grabitjet e parave të taksapaguesve.  

Stoiku kryeministër qëndron aty, në ballë të qeverisë të dardhaxhinjve, të cilët po e lënë të vetëm nga dita në ditë, pasi  kanë marrë rrugën e vakancave në qelitë e burgjeve. Ilir Beqja, projektuesi i koncencioneve skandaloze në shëndetësi do mbahet mend si një nga krijuesit e skemave skandaloze si Check Up, Hemodializa, Sterilizimi dhe Laboratorët, përfituesit e të cilëve ishin të njohur të tij dhe të Edi Ramës.

Megjithëse fenomeni  Beqja ishte prej kohësh në hetim nga SPAK, mjeshtri i dardhaxhinjve kishte vendosur ta mbronte, duke e mbajtur nën sqetullat e tij, dhe emëruar si drejtor fuqiplotë të fondeve të huaja, pa përfillur faktin që miku i tij i zemrës akuzohet nga SPAK.

Ra Tahiri dhe mjeshtri nuk dinte gjë për dardhat që kishte ngrëë pas shpinës së tij.

Ra Gjushi dhe prapë mjeshtrit ja kishin rrëshkitur nëpër shalë.

Ra gjysma e qeverisë nga Teri, Alqi, Tigri Ahmetaj dhe shumë të tjerë dhe sërish liderit tonë nuk i kishin rënë në sy dardhat që mungonin nga frutiera e qeverisë së tij.

Iku dhe Frida e Zamos që menaxhonte fondet e BE pëe  Bujqësinë, e cila iku falë Olaf për abuzimet dhe korrupsion me projektet dhe paratë europiane. Gojët e liga thonë që e ka marrë pranë vetes në kryeministri si këshilltare. (I duhet në fakt se ajo ka eksperiencë europiane për menaxhime fondesh)

 Ikën kryebashkiakë, sekretarë të përgjithshëm, ministra, deputetë dhe plot emra qeveritarësh të rilindjes, por lideri ynë është i pastri i dynjasë.

Ai nuk ka faj, nuk ka përgjegjësi, nuk shikon nuk dëgjon, biles-biles, fajin për xhepistët e pushtetit të tij e kanë ata bastardët, maskarenjtë e mediave që i japin rrugë gojëve të liga. Kryeministri shqiptar nuk di asgjë për 17 vendime qeverie brenda një dite që u morrën për grabitjen e shekullit, atë të inceneratorëve.

Ai proklamon inceneratorët si sukses i qeverisë për pastrimin e qyteteve, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk punon dhe është nën sekuestro nga Spak. Si një David Koperfild i talentuar, kryeministri ynë na shfaq para syve inceneratorë që djegin plehrat dhe prodhojnë energji ndërkohë që aty kemi landfille që grumbullojnë plehra në truaj shtetërorë po asnjë gjë që djeg.

Ato që janë djegur në inceneratorët imagjinarë të magjistarit tonë të talentuar, janë miliarda lekë të taksapaguesve shqiptarë të cilat mbushën llogaritë bankare të qeveritarëve të tij( largqoftë KM ynë nuk ka marrë asnjë qindarkë).  

Rilindja e Edi Ramës  u shfaq si një lëvizje për të modernizuar Partinë Socialiste, por u shndërrua në një sekt të rrezikshëm, në brendësi të së cilit përfshihen grupe të rrezikshme kriminale, oligarkë dhe mercenarë` të ardhur nga struktura sorosiane e Edi Ramës, të cilët shkatërruan vlerat shtetformuese të Partisë Socialiste duke  asgjesuar përfundimisht këtë forcë politike.

Qeverisja e Edi Ramës është shndërruar në një OJF, ku nota kryesore e vlerësimit të administratës ngelet numri i likeve dhe shareve që merr një ministër, duke ngelur qeverisje e aparencës jo e substancës.

 Dhjetë vite të kësaj qeverisje nuk ka përfunduar asnjë investim publik strategjik.

Ruga Durrës Kukës ka ngelur në mëshirë të fatit dhe akoma nuk kanë përfundur pesë urat, ndërkohëqë rruga e Qafë Plloçës ngelet gllabëruese fondesh dhe nuk dihet se ku do të ketë fatin të mbyllet pas dhjetë vite pushtet.

Rruga e Arbrit vazhdon të gllabërojë fonde megjithëse pretendohej që do të bëhej me koncencion, ku privati do të financonte është një gënjeshtër e paturpshme pasi plot 35 milionë euro janë përashikuar në buxhetin e 2024. Edhe kjo rrugë ka mbetur rrugëve për qeverisjen e mjeshtrit të dardhave.

Asnjë projekt nuk e ka çuar deri në fund. Mjafton të shikosh unazën e Tiranës, te Fabrika e Miellit për të kuptuar se ç’qeverisje ka kryedardhaxhiu. Një urë ka 4 vite që po ngrihet me katër punëtorë. Një skelë sot dhe një nesër, një lopatë sot dhe një nesër, veç kaos dhe trafik për qytetarët në një urë që ministrja e talentuar e Transportit me 5 klasë shkollë e ka shndërruar në urën e Rozafatit, në një turp të një qeverisje që mendon vetëm të vjedhë dhe të shpallë koncencione, duke eliminuar tenderët dhe konkurencën e ligjshme.

Pa hyrë më shumë në bahçen e dardhave të Edi Ramës, masa ndaj Ilir Beqes ishte një nga goditjet më të rënda ndaj tij, pasi për të ka bërë presione të pafunda ndaj SPAK për mos e arrestuar.

Tani që heronjtë kanë rënë një e nga një kryedardhaxhiut nuk i bën derman as antiplumbi që ka veshur në trup për tu mbrojtur nga dëmet që i ka shkaktuar shqiptarëve nga ngrënësit e dardhave.

Ditët në vijim do i duhet të sqarojë para SPAK për numrin e dardhave që mori në dorëzim ditën e parë të qeverisjes dhe sa dardha kanë ngelur në frutoren e qeverisë. Deri atëherë priten dhe ca heronj dhe heroina të tjera të shkojnë në vakancë. Nuk do mungojnë, Frida, Olta, Damiani, Peleshi, e shumë të tjerë të cilët do i shtohen listës së heronjve të rënë në betejën e dardhave.

Me standardet e reja të vendosura nga SPAK për vendimet kolegjiale duhet të sqarojë edhe 17 vendimet e një dite që mori për inceneratorët.

Në rastin konkret lind me të drejtë pyetja 1 milion dollarëshe: A do e ftojë SPAK Edi Ramën për një kafe në zyrat e tyre?

Po? Jo?

E lëmë surprizë më mirë.

 

Më të lexuarat