Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ilir Beqja: Moshat mbi 40 vjeç përfitojnë shërbimin shëndetësor falas

Ilir Beqja: Moshat mbi 40 vjeç përfitojnë shërbimin shëndetësor falas

Postuar: 19/07/2013 - 10:40

Partia Socialiste ka moderuar sërish premtimin e saj për shërbim shëndetësor falas. Ilir Beqja, njëri prej bashkautorëve të hartimit të programit për 300 ditët e para të qeverisjes së re, deklaron se këtë fundjavë do të jetë gati drafti i parë i këtij projekti, që vjen si produkt i bashkëveprimit me përfaqësuesin e LSI-së, Edmond Haxhinasto. Duke u ndalur te shëndetësia, Ilir Beqja shtroi nevojën për bërjen e disa ndryshimeve ligjore, në mënyrë që, vitin e ardhshëm moshat mbi 40 vjeç të përfitojnë shërbimin shëndetësor falas. Pra, vetëm moshat mbi 40 vjeç do të përfitojnë shërbim shëndetësor falas. Ajo çka pritet të vijë si risi në sistemin e reformuar shëndetësor, sipas Beqjas, është krijimi i Qendrës Kombëtare të Barnave dhe Materialeve Mjekësore, e cila funksionon me ligjet e 1994, por së cilës do t’i shtohen edhe materialet mjekësore. Sa i përket skemës së sigurimeve shëndetësore, Beqja tha se ende nuk është arritur dakordësi e plotë. “Nëse LSI-ja synon të arrijë me skemën e sigurimit mbulimin maksimal të shëndetit publik, PS-ja pretendon mbulim të plotë", tha Beqja. Gjatë një prononcimi mbi ecurinë e hartimit të programit, Beqja bën të ditur gjithashtu se përveç platformës për 300 ditët e para të qeverisjes, ekziston një mikro-program, vetëm për 100 ditët e para, që vjen në kuadrin e ndërhyrjes emergjente për të kthyer stabilitetin. Sipas tij, ditët në vijim do t’i kushtohen hartimit të programit mbi sektorët e tregtisë, industrisë prodhuese, mjedisit, për t'u përmbyllur me sektorin fiskal, i cili konsiderohet ndër më të rëndësishmit e gjithë platformës. Ndërkaq, përshkrimi i taksës progresive, asaj pjese të programit që konsiderohet si një ndër pikat që mund të distancojë dy forcat kryesore në pikëpamjet e tyre, ende nuk është finalizuar. Por, Beqja bën të ditur se PS dhe LSI janë kanë dhënë versionet e tyre për këtë. LSI ka ofruar një skemë me nivele, ndërsa PS-ja pa nivele. Sipas tij, hapi i parë që duhet ndërmarrë në këtë drejtim është mirëpërcaktimi i një administrimi të mirë fiskal. Programi për shëndetësinë, pjesa më sensibël nga e cila popullsia pret lehtësira të ndjeshme, duket se është drejt konkretizimit si projekt. Beqja vlerëson se ndërhyrja më emergjente duhet bërë në drejtim të stabilizimit të sistemit të furnizimit me medikamente. "Heqja e TVSH-së së medikamenteve dhe ulja e çmimit të barnave, jo më shumë se prodhimi, do të jenë hapat vijues në këtë proces”, tha ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 23

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/01/2018 - 12:59

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe homologu grek Nikos Kotzias, kanë zhvilluar sot në Korçë, ditën e tretë të bisedimeve.

Postuar: 21/01/2018 - 12:14

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një përkujtimore familjarët e viktimave të 21 janarit të vitit 2011.

Postuar: 21/01/2018 - 11:40

Sot bëhen 7 vite nga ngjarja e “21 janarit” ku mbetën të vdekur 4 persona gjatë protestës Partisë Socialiste në opozitë asokohe.

Postuar: 21/01/2018 - 10:53

Pak para dorëheqjes së kryetarit të LIBRA-s, kjo parti vendosi përjashtimin e Mimoza Hafizit. Por vetëm gjatë ditës së sotme, ajo ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook.

Postuar: 21/01/2018 - 10:47

Bashkia e Tiranës ka filluar me montimin e bazamenteve të 1500 ulëseve të reja, ndërkohë që përfunduan themelet e rrethimit, shkallët, platformat e instalimet elektrike dhe çdo

Postuar: 21/01/2018 - 10:31

Gjatë ditës së sotme ka nisur raundi i tretë i bisedimëve midis dy përfaqësuesve të diplomacisë greke dhe shqiptare në qytetin e Korçës.

Postuar: 21/01/2018 - 10:14

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi arrest me burg në mungesë ndaj ish-shefit të policisë, Julian Balliu, i dyshuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe trafik ndë