BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Aktualitet

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta, zbardh pazaret e fshehta mes PD, PS dhe LSI

Ilir Demalia nxjerr prapaskenat e forta, zbardh pazaret e fshehta mes PD, PS dhe

Analisti Ilir Demalia e sheh të domosdoshme “presionin” e ambasadores Yuri Kim për reformën në drejtësi ku shpreh se ShBA duhet të kishte më shumë pushtetshmëri në Shqipëri.

“Unë do të doja që ShBA të kishte pushtetshmëri në Shqipëri dhe gjërat do të ishin ndryshe. Ambasadorja amerikane nuk ka rrugë tjetër, ajo e di shumë mirë që reforma në drejtësi ka humbur. Edhe reforma zgjedhore nuk do të ketë rezultat. Sikur edhe një hap provizor të bëhet, ambasadorja do ta bëjë. Klasa politike shqiptare sot ka krijuar një neveri tek njerëzit. Mekanizmi për t’i çmontuar nuk është gjetur akoma”, shprehet Demalia për Ora News.

Ai deklaroi se mazhoranca dhe opozita i krijojnë vetë krizat politike e më pas ulen në tryezë për të gjetur zgjidhje.

“Kjo nuk është asgjë e re nga fronti i hajdutëve të politikës shqiptare. Kjo ka ndodhur në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Ata që janë në fuqi sëbashku me ata që janë në opozitë krijojnë kriza dhe ulen e bëjnë marrëveshje për krizën që e krijuan vetë. Mban në fuqi sërish këtë bandë politike. Ka 30 vjet që po këto njerëz që sundojnë Shqipërinë. Nuk kanë sjellë asgjë, gjendja ka degraduar. Institucionet kanë degraduar. Shoqëria dhe shteti janë në reformim, çdo ngjarje krijon reforma të reja dhe gjithmonë shkon në progres, jo në regres. Ne jemi në gjendje primitive shtetërore. Me dhunë nuk ke fuqi që t’i heqësh, sepse është kompromentuar shoqëria dhe sistemi. Duhet të krijohet një lëvizje e re politike. Në 30 vite demokraci kemi pasur të njëjtën klasë politike që ka marrë çelësin në dorë dhe u shërbejnë klientelës së tyre”, tha Demalia.