
Zgjedhja e Presidentit të ri, reagon sërish PD: Gjithçka ishte fasadë dhe mashtrim, Rama e kishte paracaktuar emrin e Kreut të Shtetit

E rëndë, plagoset me armë zjarri një i mitur në Pukë

“Mu shkrep arma pa dashje”, plagosi shokun, jepet vendimi për efektin e FNSH

Tymi ‘pushton’ qiellin, çfarë po ndodh në gadishullin e Karaburunit

Pas finales së madhe të Conference League, kryeministri Rama falenderon publikisht...: Këta i zbardhen faqen Shqipërisë

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Alibeajt, ‘thumbon’ ashpër edhe Ilir Metën: PS ka vetëm një kusht për zgjedhjen e Presidentit të ri!

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet për emrin e Presidentit të ri të vendit dhe i dërgon mesazhin e fortë socialistëve: PS i iku marrëveshjes, ne i qëndrojmë!

Nxehet situata në selinë blu, zbulohet lëvizja që po përgatit Sali Berisha për të nxjerrë ‘jashtë loje’ Alibeajn dhe mbështetësit e tij, ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

Ilir Demalia: Rinia nuk duhet të ndjekë shembullin e “Foltores”, ardhja e Escobar është një mesazh kundër Berishës

Shkruar nga SOT.COM.AL 7 Dhjetor 2021

Analisti Ilir Demalia dje ka komentuar situatën aktuale brenda Partisë Demokratike si dhe “Foltoren” e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ai u shpreh se nëse shqiptarët do të vijojnë ta luftojnë të keqen me të keqe atëherë e keqja do të vijojë të sillet në shoqërinë dhe rrethin tonë. Demalia tha se problemi nuk duhet shtruar tek Rama apo Berisha por tek shoqëria shqiptare dhe rinia e cila ndjek shembullin e “Foltores” pa sjellë një model të ri. Sipas tij, rinia nuk duhet të marrë si mode këtë klasë politike. “Berisha thotë unë e di si mundet Rama ashtu si Rama pati thënë unë e di si mundet Berisha. Dhe çfarë na erdhi? Një Berishë më i keq se Berisha para Ramës me Ramën. Janë antipod i njëri-tjetrit. Nëse shqiptarët do të vazhdojnë të luftojnë të keqën me të keqen do të sillen në rrethin vicioz të keqes. Problemi nuk duhet shtruar Berisha apo Rama por përse shoqëria shqiptare, rinia që shkon pas foltores së Berishës, nuk ka qenë në gjendje të sjellë një model të ri. Rinia po merr modelin e kësaj klase politike. Nuk funksionojnë partitë në Shqipëri si ekip”, tha ai. Po ashtu analisti komentoi edhe vizitën që do të ketë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Demalia tha se kjo vizitë nuk është e rastësishme pasi do të jetë dy ditë para Kuvendit të 11 dhjetorit të organizuar nga Berisha. Ai shpreh se fakti që Escobar do të takojë vetëm Ramën dhe Bashën tregon mesazhin kundër Berishës. Sipas tij kjo vizitë lidhet edhe me vendimin e presidentit të SHBA Joe Biden për sekuestrimin e pronave dhe bllokimin e pasurive që janë mbledhur nga korrupsioni. “Kjo vizitë nuk është thjeshtë një vizitë formale e një prej diplomatëve më të lartë amerikanë, nuk është e rastësishme që vjen dy ditë para zhvillimit të Kuvendit. Po ashtu mendoj se është një mesazh fakti që Escobar nuk takon Berishën por takon Bashën dhe Ramën, tregon se është një mesazh kundër Berishës. Mesazhi kundër Berishës është logjik se DASH e ka në listën e zezë. Lidhet dhe me vendimin e Biden që do të fillojnë shumë shpejt masat për sekuestrimet, bllokimet e pasurive të korrupsionit dhe luftën e pandalshme të korrupsionit në Ballkan”, u shpreh Demalia.
Më të lexuarat


“Kam takuar dy grupe të tjera të opozitës”, Taulant Balla sfidon Alibeajn për votat për zgjedhjen e Presidentit të ri: Në ditët në vijim...

Ina Rama presidentja e re e vendit? Dash Sula nxjerr prapaskenat nga selia blu dhe bën deklaratën e fortë: Nëse palët në PD nuk bashkohen…

Balla tregon se kur nisin punimet për dy komisionet dhe jep mesazhin e qartë: S’do të ketë President nga radhët e...

“Opozita fshihet pas një copë letre”/ Balla i përgjigjet ‘flakë për flakë’ Alibeajt, ‘thumbon’ ashpër edhe Ilir Metën: PS ka vetëm një kusht për zgjedhjen e Presidentit të ri!

Si do të përballeni me Ramën, kur keni mbetur vetëm 20 deputetë dhe a ishte provokim përfshirja e deputetit të Berishës në Komisionin e Reformës Zgjedhore? Alibeaj zbulon strategjinë e tij: Bylykbashin e ...

“Jemi gati deri në 12 të natës”/ Alibeaj flet për emrin e Presidentit të ri të vendit dhe i dërgon mesazhin e fortë socialistëve: PS i iku marrëveshjes, ne i qëndrojmë!

Nxehet situata në selinë blu, zbulohet lëvizja që po përgatit Sali Berisha për të nxjerrë ‘jashtë loje’ Alibeajn dhe mbështetësit e tij, ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

A është Rama i kërcënuar nga zërat e brendshëm në PS? Analisti i njohur tregon kush janë dy socialistët që besdisin më shumë kryeministrin

“Kanë vila luksoze me pishina dhe drita që nuk fiken kurrë”, ministrja Balluku paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë elektrike për këto kategori: Kemi identifikuar konsumatorë familjarë që…

A do ketë kallëzime në SPAK për disa kryebashkiakë? Manja paralajmëron 'tërmet' në nivele të larta: Do t’i bëjmë publike sapo të kemi…
