
SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Ilir Meta braktis Berishën dhe ikën me pushime së bashku me Kryemadhin, kreu i PL i mbyll dyert pasi i mori gjithë Këshillat Bashkiakë “non gratës”

Shkruar nga Rigels Seliman 27 Maj 2023
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi duket se “kanë marrë malet”, pas humbjes tronditëse që ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha pësuan në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Prej disa ditësh, Meta i shoqëruara nga bashkëshortja e tij, ndodhet në Bjeshkët e Sharrit, duke braktisur kështu Berishën, i cili çdo ditë del në media dhe rrjetet sociale, teksa shan, mallkon dhe refuzon të njohë disfatën e 14 majit. Dhe si të mos ketë ndodhur gjë, poston edhe një foto i buzëqeshur, si për t’ua nxirë edhe më shumë ditën demokratëve, ndërsa duhet thënë se ai ka dalë i fituar, pasi PL i ka marrë “Foltores” gjithë anëtarët e Këshillave Bashkiakë, duke e lënë “non gratën” Berisha me “gisht në gojë”. “Mirëmëngjes nga Bjeshkët e Sharrit”, shkruan Meta, i vetmi që nuk do t’ia dijë se çfarë ndodh me zgjedhjet, pasi ai ka parti familjare dhe nuk i kërkon njeri llogari pse humbi dhe kuptohet nuk i shkon ndërmend askujt që t’i kërkojë dorëheqjen. Ai do jetë aty, pra në krye të asaj partie, deri sa të jetë gjallë fizikisht. Ndërkohë foto nga bjeshkët ka ndarë edhe zonja Kryemadhi në rrjetet sociale. Pra, kjo “arratisje”, tregon qartë se çifti Meta-Kryemadhi i janë “dorëzuar” qejfit, pasi të shkosh me pushime pas humbjes në zgjedhje është guxim i madh. Por si duket duke qenë se nga zgjedhjet e 14 majit më i humburi doli Berisha, për shkak se Partia e Lirisë “asgjësoi” fraksionin “Foltorja”, ku shumicën e anëtarëve të Këshillave Bashkiakë në 61 Bashkia e ka PL dhe jo “Rithemelimi”.
Bardhi sulmon Metën: Këshilltarët që dolën me votat e demokratëve i mori PL-ja
Por faktin se më e fituar në zgjedhjet lokale të 14 majit doli Partia e Lirisë e ka vënë në dukej edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike zyrtare, Gazment Bardhi. Ky i fundit duke folur në një media, e ka quajtur skandaloz faktin që shumë prej këshilltarëve që fituan nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, janë në fakt të Ilir Metës, por kanë fituar mandatet me votat e demokratëve. Madje Bardhi ia faturoi këtë gafë Berishës dhe grupit të tij, që në vend të pranonte që kandidatët e primareve të garonin me logon e PD-së, votat e demokratëve i çoi drejt Partisë së Lirisë, e cila sot ka shumicën e këshilltarëve. "Skandali është që këshilltarët me votat e demokratëve i ka Ilir Meta. Unë kam ulëritur duke kërkuar që kandidatët të dalin me logon e PD. Në Elbasan ka 12 këshilltarë, 7 janë të Partisë së Lirisë dhe 5 demokratë. Ne gjithmonë për gabimet dhe inatet tona, kemi veshur me pushtet Ilir Metën. Ka marrë pushtetin Ilir Meta dhe ia ka çuar në prehër Edi Ramës. Në Tiranë, sa këshilltarë janë të PD dhe sa të PL? Është 10-5 raporti. Ne ofruam tre opsione, s si të dilnim me një kandidat. Vendosi Berisha të shkonte te Ilir Meta, por i thamë kandidatët e primareve të regjistrohen në Partinë Demokratike”, deklaroi Bardhi.
Humbi më 14 maj, Berisha njofton “revolucion”: Protesta të qëndrueshme
Ndërkohë pasi dështoi të largonte Edi Ramën me votë nga pushteti, Sali Berisha ka në plan të kthehet sërish në rrugë. “Ajo që nuk është bërë është protesta e qëndrueshme. Për këtë mund të më kritikojnë shqiptarët, por ajo do bëhet. PD do të qëndrojë krahas saj në misionin e vet për rikthimin e votës së lirë shqiptarëve me bindjen më të thellë se me Edi Ramën, votim të lirë nuk ka në Shqipëri”, deklaroi ai dje gjatë një konference për shtyp. Në pritje të revolucionit që nuk ndodhi kurrë, Sali Berisha kërkon durim nga shqiptarët dhe demokratët pasi po mbledh prova për të faktuar akuzat e tij për maskaradë zgjedhore. “Kërkon durim kjo! Vrasësi famëkeq i grave, Dan Hutra, ishte punësuar në ujësjellësin e Kamzës në këmbim të mbledhjes së votave për Rrakip Sulin”, u shpreh ai. Më tej Berisha nuk kurseu sulmet ndaj fituesve të zgjedhjeve për blerje votash, megjithëse kandidati i tij, Fredi Beleri fitoi Himarën nga burgu edhe pse mbi supe rendon e njëjta akuze. “Montim i turpshëm i Edi Ramës ndaj Belerit ishte gjëja më kriminale në këtë mes, të marrësh një nënë me katër fëmijë në dy të natës. Nuk ka armik më të egër se Edi Rama, s’kam parasysh nëse është ka djegur flamurin, bën mirë që thotë se është grek, se jemi të lirë të tregojmë identitetin kombëtar”, nënvizoi Berisha.
Më të lexuarat


Mazhoranca miratoi mes kaosit buxhetin e 2024, shpërthen ish-deputeti demokrat: Rama ndryshon ligjet sipas dëshirës, jo të miratohet një buxhet për 7 minuta

Lobimi i LSI në SHBA/ Kryemadhi kërkoi heqjen e sekuestros ndaj provave të sekuestruara, GJKKO bën lëvizjen urgjente

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

“Duhet t’i kthehemi politikës”/ Dashamir Shehi del kundër Berishës për mosbindjen civile: Fjala është zëvëndësuar me flakadanë, lufta nuk është esenca e aksionit opozitar

“Arsyet se pse sot rinia largohet”/ Pas miratimit të buxhetit për 2024 reagon Tabaku: Askush nuk e kuptoi se çfarë votoi, goditje për shtresën e mesme

“Si në kohën e Komunizmit”/ Miratimi i buxhetit të 2024, Tritan Shehu bën paralajmërimin e fortë: Ky është fillimi i një prag diktature

Nesër mbahet Kongresi i PS, zbardhet axhenda, ja 6 panelet

SPAK sekuestron pronat e Metës? Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme

“Asnjë individ nuk mund ta luftojë dhe as konkurrojë këtë aktivitet”/ Braçe shpërthen në Komsionin e Ekonomisë për lojërat e fatit: Ligji i lë hapësira organizatave kriminale që...

“Kthim pas në kohët e lashta”/ Çështja Gërdeci, zyrtari i PD komenton problemet me drejtësinë të ish-kryeministrit: Berisha duhet t’i nënshtrohet sistemit si të gjithë
