BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Politike

Ilir Meta del jashtë pritshmërive, ‘shokon’ me deklaratën për ambasadorët: Do ta kishin paketuar e ambalazhuar për 24 orë!

Ilir Meta del jashtë pritshmërive, ‘shokon’ me

Presidenti Ilir Meta nuk ka nguruar të sulmojë sërish ambasadorët e huaj. Kreu i shtetit shqiptar tha se nëse ambasadorja e Shqipërisë në Romë do të vinte në diskutim dekretin e Presidentit italian, do ta kishin paketuar e ambalazhuar dhe për 24 orë do ta kishin sjellë në Rinas. Megjithatë, thotë Meta, u ka thënë ambasadorëve se kërkesa për Venecian për të dhënë opinion mbi këtë debat është qesharake.

"Ambasadorët të gjithë thanë përpara dhe bënë gabim shumë të gabuar, dolën jashtë statusit të tyre diplomatik. Mendoni sikur ambasadorja e Shqipërisë në Romë të vinte në diskutim dekretin e Presidentit italian, do ta kishin paketuar, ambalazhuar, sikur paketohen ato plaçkat, që sillen dhe për 24 orë do ta kishe në Rinas. E dyta mirë ata e bënë, dhe unë u thashë se nuk është kërkesë për Venecian se është qesharake, se e ka shkruar se ndërtohet në mënyrë të balancuar nga presidenti, që është i pari, parlamenti, demokratik jo si ky i joni dhe nga gjykata e lartë.

Dhe vetë Venecia ka thënë dhe radha do të përcaktohet në Kushtetutë dhe në ligj, sepse e ka thënë vetë Venecia. Sepse mund të ndodhë që Presidenti dhe shumica mund të jenë të një linje politike. Lëre se çfarë thonë socialistët, specialistët, jo socialistët, se socialistët janë seriozë, rilindasit. Dvorani ka bashkëpunëtorë të shumtë, se janë shumë, do të dalin edhe ndërkombëtarë për fat të keq në këtë tentativë për grusht shteti. Meqë e kërkuan ata e kërkova edhe unë, që të shikojnë se cfarë ka ndodhur. Kur unë të shkoj në seancën plenare në Venecia, që po më çon rilindja, ata do ta kenë më të qartë" tha Meta.