
BREAKING NEWS
PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

x
BREAKING NEWS
Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

x
BREAKING NEWS
Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

x
BREAKING NEWS
SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

x
BREAKING NEWS
Garë e fortë/ Përfundon votimi në asamblenë e PS-së në Vlorë, ja kush është emri i njohur që kryeson garën

x
BREAKING NEWS
132 familje në Shkodër prej ‘97-së jetojnë në banesa të pa legalizuara, banorët zotohen duke iu marr ‘hak’ ndaj politikanëve: Do bojkotojmë zgjedhjet, nëse nuk na...

x
BREAKING NEWS
Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes, avokati i ish-deputetit Bllako kërkon t’i pushohet çështja, zv/presidentit të FSHF Dervishaj i heqin dy akuza

x
BREAKING NEWS
Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt, alarmohet Garda e Republikës dhe merr në mbrojtje kryetarin e opozitës

x
Ilir Meta dhe Fatmir Xhafaj kundër ligjit të pronave, mesazh të fortë Ramës, Gramoz Ruçi në krah të qeverisë, ja debati

Shkruar nga SOT.COM.AL 3 Dhjetor 2015

Në kampin e mazhorancës ka tension dhe mosmarrëveshje serioze. Burimi i tensionit është tendenca e Kuvendit për të mos miratuar ligjet e qeverisë, pa i kaluar në filtrat dhe ekspertizën e duhur. Një nga ligjet më të rëndësishme të javëve të fundit të qeverisë “Rama”, është nisma për kompensimin e ish-pronarëve. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, janë kundër miratimit të projektligjit të pronave, me procedurë të përshpejtuar, sikundër kërkon qeveria. Meta dhe Xhafaj kanë deklaruar se Kuvendi nuk mund të votojë ligje me shpejtësi, kur nuk është i bindur, duke i dhënë një mesazh të fortë kryeministrit Edi Rama. Të njëjtin mendim ndan edhe Fatmir Xhafaj, i cili thekon se ligji i pronave është shumë i rëndësishëm dhe si i tillë kërkon një kohë të caktuar. Ndërkaq, Garamoz Ruçi, është pozicionuar në krah të qeverisë, duke kërkuar miratimin e ligjit me shpejtësi. Debatet janë zhvilluar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku qeveria, me anë të ministres Ermonela Felaj, ka kërkuar kalimin e ligjit të pronave.
Megjithatë, qëndrimi i Ilir Metës ka qenë mjaft i qartë. “Nëse Parlamenti nuk është i bindur nuk ka se si t’i kalojë. Po të ishte ashtu ne kemi tërë ato ligje që do t’i kishim kaluar me muaj, por nuk i kemi kaluar se nuk jemi të bindur. Atëherë e përfshijmë ashtu sikurse e kërkon Qeveria dhe më pas shohim. Nuk na detyron njeri të miratojmë një gjë që kur nuk jemi të bindur dhe nuk kemi mundësi”, ka deklaruar Ilir Meta. Ndërkaq, Gramoz Ruçi, ka dhënë një arsye të madhe se pse ligji duhej miratuar me shpejtësi. “Arsyeja më e madhe është se duhet t’i paraprijmë me buxhetin, që të rimbursojmë pronarët, prandaj kjo është në shërbim të pronarëve”, ka deklaruar Ruçi. Por, Fatmir Xhafaj ka theksuar se një gjë e tillë ishte e pamundur. “Edhe ligjin “Për pronat” që ta kalojë me një mbledhje nuk bëhet. Me procedurë të përshpejtuar i takon për një javë dhe për një javë unë nuk e kaloj dot në komision. E kuptoj shumë mirë Qeverinë, sepse aty ka një problem me pezullimin e punës, e tjera me radhë, por duhet të ruajmë edhe një rezervë. Gjithsesi, unë e kam të pamundur që ta bëj për një javë këtë projektligj. Le ta lemë të hapur, por nuk e arrijmë dot. Ligjin për pronat ta kalosh në një javë, është e pamundur. Më duhet ta lexoj dhe ta kuptoj njëherë se cilat janë ndryshimet, pasi është ligj i vështirë”, ka deklaruar Xhafaj.
Për buxhetin
Në këtë mbledhje ka patur debate edhe për buxhetin e vitit 2016. Deputeti i PD, Edmond Spaho, ka kërkuar sqarime se pse qeveria nuk çonte buxhetin në Kuvend. Ndërkaq, përgjigja ka ardhur nga Ermonela Felaj. “Nuk ka ndonjë arsye, ku të themi se varet nga Qeveria. Ju e dini se buxheti ndërtohet edhe duke pasur për bazë diskutimet me FMN-në, prandaj duhet t’i çojmë deri në fund këto gjëra. Nuk mund t’i ndërpresim në mes”, ka theksuar Felaj. Ndërkaq, Meta ka kërkuar që qeveria të sillte sa më shpjet buxhetin në Kuvend. “Vërejtja e opozitës qëndron. Të mobilizohemi fort që ta sjellin sa më shpejt buxhetin”, ka deklaruar Meta. Adriatik Doçi
Më të lexuarat


Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt, alarmohet Garda e Republikës dhe merr në mbrojtje kryetarin e opozitës

Kafe për 15-vjeçarët dhe ‘loja’ me kuzhinieret/ PD zbulon skandalin në Bashkinë e Vaut të Dejës: Si u shpërblye me post më të lartë përgjegjësi i abuzimit me fondet publike

Pak orë para mbledhjes së Kryesisë së PS, zbulohen dy kandidaturat për Bashkinë e Vlorës, por ja çfarë po ndodh në Shkodër, voton Asambleja

Çfarë do bëhet me fatin e emigrantëve ilegal në Britani? Çuçi ultimatum Bravernan dhe zbardh bisedimet e takimit: Të amnistohen shqiptarët të cilët punojnë në...

"Berisha shkon pa logo në këto zgjedhje?"/ Vangjel Dule tregon vendimin nëse është pro bashkimit me Alibeajn dhe nëse kryetari i komanduar i PD-së është patericë e Ramës

Sherret për kandidatët/ Rama nuk ruan dot qetësinë, kritika të forta deputetëve në Vlorë, votohet për kandidatin që do garojë për Bashkinë, kryeministri ka dalë jashtë...

Nuk ka ndodhur më parë! Belind Këlliçi hap ‘thesin’ e madh të premtimeve pak para zgjedhjeve, shpall platformën për Tiranën

“Tirana ka nevojë jetike për ndryshim”, Berisha zbulon planin politik dhe bën thirrjen e ‘fuqishme’: Mbështesni Belind Këlliçin, pasi do vendos qytetin në shinat e...

Çfarë po ndodh në PS? Rama zbarkon me 'ultimatum' në Vlorë dhe bën lëvizjen e minutës së fundit

“I doli kundër ndërsa tani kërkojnë bashkim”/ Analisti Minxhozi zbërthen skenarët e PD dhe bën thirrjen urgjente me mesazhin e koduar Alibeajt
