Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ilir Meta fakton vijimin e koalicionit: PS-LSI do i fitojnë zgjedhjet, PD të ketë më shumë besim te vota dhe mos ushqejë krizën politike

Postuar: 15/04/2017 - 08:44

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ditën e djeshme, në mbledhjen e KDK së Lëvizjes Socialiste për Integrim ka faktuar vijimin e bashkëpunimit mes PS-LSI. Në vijim të fjalës së tij, Meta u shpreh entuziast duke deklaruar se koalicioni qeverisës do t’i fitojë edhe zgjedhjet e ardhshme. Mirëpo ligjërata e tij në një farë mënyre shuan edhe çdo aludim të hedhur së fundmi, se ai dhe Rama nuk do ishin më bashkë. “Kështu që në këtë situatë, duke qenë të bindur se koalicioni PS-LSI, që fitoi përpara 4 vitesh në kushte shumë të vështira bindshëm, dhe fitoi 84 mandate, sepse një e humbi në Lundër për 15 vota, por nuk ka problem, fitoi kundër qeverisë së Berishës, fitoi kur KQZ-së iu ndryshua përbërja në mënyrë antikushtetuese dhe kur iu la e gjithë KQZ-ja Partisë Demokratike dhe kryeministrit të asaj kohe z. Berisha, natyrisht në një klimë jo të lehtë në terren, sidomos në shumë zona të vendit.Kështu që unë besoj që sot një koalicion i tillë e ka akoma më të thjeshtë për të fituar dhe për t’u rikonfirmuar në zgjedhjet më të qeta, më demokratike, më normale që mund të ndodhin në vend. Mos harrojmë pastaj që një faktor tjetër, faktori PDIU që ishte në koalicion me Berishën tani është në një pozicion tjetër e kështu në vijim”, nënvizoi Meta.

Kritika ndaj opozitës

Nga ana tjetër, kreu i Kuvendit deklaroi se LSI si një forcë progresiste vijon të jetë pro dialogut. Ashtu sikurse nuk i kurseu edhe kritikat ndaj Bashës, duke i bërë thirrje të ketë sa më shumë besim tek vetja. “Ndaj, shpresoj që edhe Opozita të jetë e arsyeshme, të ketë besim te çështja e zgjedhjeve, të ketë besim edhe te vetja, edhe te anëtarët e saj, edhe te simpatizantët e saj, edhe te komisionerët e saj. Jemi të hapur për çdo zgjidhje, që asaj i intereson, sepse problemet janë serioze”, u shpreh kreu i LSI-së. Por duket se kritikat e tij nuk kishin target vetëm Bashën, kurrsesi nuk kishte si të shpëtonte pa u kritikuar edhe ish-lideri demokrat, Sali Berisha. Teksa në retorikën e tij, Ilir Meta e etiketoi Berishën si ‘zanafilla’ e manipulimit të zgjedhjeve. “Dhe ta mbyllim një herë e mirë këtë histori. Dihet që në kohën e presidentit Sali Berisha në 1995-n në Libofshë nisi manipulimi i zgjedhjeve. Por kjo nuk është një arsye që pse është tani Berisha në opozitë apo në çadër bashkë me kryetarin e Partisë Demokratike z. Basha, ne të mos bëjmë përpjekjet maksimale. Jo për të plotësuar kërkesa të pamundura të opozitës, por për të bërë çdo gjë që krijon mirëbesim dhe vullnet të mirë që qytetarët do të votojnë të lirë”, pohoi Meta.

Kritika ndaj Ramës

Ndërkohë, në fjalën e tij të gjatë, Meta nuk kishte si të linte pa përmendur edhe Edi Ramën duke i kujtuar atij se ishte Kryeministri i gjithë Shqipërisë. Teksa i kërkoi që të garantonte zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me standardet evropiane. “Edi Rama nuk është Kryeministër vetëm i PS-së, as vetëm i këtij koalicioni. Është Kryeministër i Shqipërisë dhe ka detyrim kushtetues të garantojë dhe të ofrojë besim për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk duhet të ftojë vetëm formalisht për dialog, por duhet të jetë edhe i përmbajtur në mënyrë që të mos i japë shkak palës tjetër për të vazhduar, për të përshkallëzuar dhe ajo një retorikë të papranueshme, duke folur dhe për arrestime dhe për gjëra të tjera. Ne si LSI nuk jemi me këtë e me atë. Ne jemi këtu për t’i dhënë fund politikës bardhezi në Shqipëri”, deklaroi ai.

 

Rigels Seliman

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që ministri i  Turizmi, Blendi Klosi i ka kthyer përgjigje.  Në studion e “Report Tv” ai është përgjigj

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:03

Rreth një orë më parë, Kolegji Zgjedhor dha vendimin përfundimtar për zgjedhjet vendore, duke e l