Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja çfarë thotë kryeministri Rama  

Vizita në Gjermani për të takuar kancelaren Merkel? Ja
x

Politike

Ilir Meta forcon tonet dhe iu dërgon letër 4 institucioneve, ultimatum të prerë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi: Të merren masa emergjente. Ja çfarë u kërkon

Ilir Meta forcon tonet dhe iu dërgon letër 4 institucioneve, ultimatum

Presidenti i shtetit, Ilir Meta, ka bërë thirrje ditën e sotme që të punohet sa më parë për plotësimin e Gjykatës së Lartë dhe GJykatës Kushtetuese.

Meta shprehet se KED ka marrë shkresa të përsëritura për shpejtimin e procesit.

Meta shprehet se ka problematika, anomali dhe vonesa të p[ajustifukuara në këtë proces.

Qëndrim i Presidentit Meta mbi vonesat dhe problematikat në ripërtëritjen dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë

16 shtator 2020

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta përmes shkresës nr.3115 prot, datë 15 shtator 2020, ka përcjellë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të Shqipërisë dhe Avokatit të Popullit, qëndrimin zyrtar “Mbi vonesat dhe problematikat në ripërtëritjen dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë”.

Në këtë letër Presidenti Meta ka evindentuar problematikat, anomalitë dhe vonesat e pajustifikuara, duke kërkuar njëkohësisht zbatimin e Kushtetutës dhe të Ligjit, si dhe marrjen e masave emergjente për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Në respekt të parimit të transparencës që ka shoqëruar gjithmonë veprimtarinë e Kreut të Shtetit, ky qëndrim publikohet në faqen zyrtare të Institucionit.