BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Ilir Meta fut në kaos pushtetin vendor, PS ultimatum: Të nxjerrë dekretet për zgjedhje në Shkodër, Vorë e Durrës, boll më me vonesa

Ilir Meta fut në kaos pushtetin vendor, PS ultimatum: Të nxjerrë

Përplasjet e forta mes mazhorancës dhe opozitës po futin në kaos pushtetin vendor. Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Partia Demokratike nisi të akuzojë disa prej kryebashkiakëve, duke nxjerrë edhe prova ndaj tyre. Akuzat e para ishin për Valdrin Pjetrin, i cili nuk arriti të hynte asnjë ditë në zyrën e Bashkisë Shkodër, pasi dha dorëheqjen pas akuzave të PD se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit duke fshehur dënimin në Itali. Pas dorëheqjes së Pjetrit, Bashkia Shkodër drejtohet de jure nga Voltana Ademi, deri në shpalljen e një date tjetër për zgjedhje të pjesshme në këtë qytet. Por një tjetër bashki e cila ka ngelur pa kryetar është edhe ajo e Vorës. Ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku u akuzua nga PD për fshehjen e dënimit në Greqi. Pas vërtetimit të këtyre akuzave, Vora mbeti pa kryetar dhe tashmë Kajmaku po qëndron në arrati, ku dhe po kërkohet nga policia. Por kaosi ka kapur edhe qytetin bregdetar të Durrësit. Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Valbona Sako dhe dorëheqjen nga posti i kryebashkiakes, duke bërë që edhe kjo bashki t’i dorëzohet zgjedhjeve të pjesshme. Si Vora ashtu edhe Durrësi momentalisht po drejtohen nga nënkryetarët dhe do të qëndrojnë aty deri në zgjedhjen e një kryetari të ri. Por një tjetër bashki që pritet të jetë me probleme është edhe ajo e Mallakastrës. Partia Demokratike publikoi pak ditë më parë një dokument ku pretendon se është dëshmia e penalitetit të kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj, ku rezulton se është dënuar në mungesë nga drejtësia greke më datë 25 Shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg për plagosje, ngjarje e ndodhur në 1999. Por ditët e fundit në kaos po futet edhe Bashkia Bulqizë, pasi për kryetarin e saj Lefter Alla po qarkullon një video duke konsumuar lëndë narkotike. Tashmë pritet vendimi i drejtësisë për të vërtetuar nëse personi në video ishte Lefter Alla apo jo. Por nëse kjo rezulton e vërtetë ai do të shkarkohet nga posti i kryetarit të Bashkisë Bulqizë dhe një gjë të tillë e ka pohuar edhe kreu i grupit socialist Taulant Balla. Por të gjitha këto bashki do të vijojnë me një sërë problemesh pasi janë ende pa kryetar dhe është presidenti Ilir Meta ai i cili po fut në kaos pushtetin vendor. Prej shumë kohësh ai nuk po dekreton një datë të re për zgjedhje të pjesshme në bashkitë që janë me probleme dhe pa kryetar.

PS ultimatum Metës

Por Partia Socialiste i ka dhënë ultimatum presidentit Ilir Meta që të dekretojë një datë për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë pa kryetar. Ishte kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, i cili në një reagim për media deklaroi se Meta duhet të reflektojë dhe të zbatojë ligjin për vakancat e krijuara. “Kjo është një kompetencë veçse e Presidentit të Republikës, i cili në mënyrë të pakuptimtë prej fund gushtit të vitit 2019, i informuar nga prefekti i Shkodrës sipas ligjit brenda 48 orëve për vakancën e krijuar Bashkinë e Shkodrës të dekretonte brenda 30 ditëve datën e zgjedhjeve në Shkodër. E njëjta situatë edhe në rastet e tjera. Unë shpresoj që Presidenti i Republikës të gjejë momentin për të reflektuar dhe sipas legjislacionit të përcaktuar në Kodin Zgjedhor të dekretojë datat e zgjedhjeve në 3 bashkitë me kryetar të larguar apo vakanca të krijuara”, tha Balla.