BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Politike

Ilir Meta i del kundër edhe ministres Shahini, ky është ligji që nuk e dekreton

Ilir Meta i del kundër edhe ministres Shahini, ky është ligji

Ilir Meta nuk ka dekretuar në Fletoren Zyrtare ligjin ‘Për Rininë’. Sipas zyrës së presidencës është deklaruar se në gjendjen aktuale Ligji i Rinisë është në kundërshtim të hapur me Kushtetutën.

Në këtë formë, ai ka hedhur poshtë ministren e Arsimit, Besa Shahini, e cila është shprehur se ligji ‘Për Rininë’ mundëson financimin publik të organizatave rinore dhe për të rinjtë me të vetmin qëllim që të stimulohet aktivizmi rinor, vetë-organizimi dhe angazhimi rinor në të gjithë Shqipërinë.

Sipas ministres Shahini, të dy këta elementë të domosdoshëm për fuqizimin e të rinjve kanë qenë kërkesë e hershme e OJF-ve rinore, ndërsa theksoi se prej kohësh janë realizuar konsultime me të rinj dhe OJF në të gjithë vendin.