BREAKING NEWS

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet

795 raste të reja me koronavirus 24 orët e fundit, Ministria e
x

Politike

Ilir Meta ia "fut" vetes publikisht, pamjet që e nxjerrin 'zbuluar'

Ilir Meta ia "fut" vetes publikisht, pamjet që e nxjerrin

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka inaguruar dje bashkë me Rudi Vatën e veteranë të tjerë të futbollit, klubin e mbështetësve të skuadrës së Celtic në Tiranë.

Meta është parë duke ecur në rrugë shoqëruar nga këshilltari i tij Tedi Blushi dhe ish-futbollisti Rudi Vata, së bashku me ish-futbollistë të Partizanit.

Ata kanë marshuar rrugëve të kryeqytetit teksa shihen me bluza dhe shaje të Celtic. Të gjithë janë futur në një lokal në kryeqytet dhe ajo që binte në sy ishte mosrespektimi i distancës.

Por Meta me sa duket është me shprehjen “bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë”, dhe deklarata që e nxjerr blof është ajo që bëri ditën e sotme për qytetarët, të cilëve u kërkonte të respektonin distancën.

"Duke ndarë të njëjtat shqetësime me përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes së maskave.

Shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga pandemia COVID-19, veçanërisht numrit të viktimave, shtron si domosdoshmëri jetike rritjen e masave mbrojtëse, frymës së bashkëpunimit dhe mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik", shkruan Meta në facebook.

Ilir Meta ia "fut" vetes publikisht, pamjet që e nxjerrin

Ilir Meta ia "fut" vetes publikisht, pamjet që e nxjerrin

Ilir Meta ia "fut" vetes publikisht, pamjet që e nxjerrin