BREAKING NEWS

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës së bujshme të Bashës, reagon Rama

"Unë kryeministër e ai president", pas deklaratës
x

Politike

Ilir Meta jep alarmin: Nëse Gjykata Kushtetuese do marri një vendim të tillë, atëherë ajo ka rënë

Ilir Meta jep alarmin: Nëse Gjykata Kushtetuese do marri një vendim

Presidenti Ilir Meta theksoi se zgjidhjen e krizën e shikonte tek zgjedhjet e lira, por sipas tij në kohën kur ai kërkonte dialog askush nga palët nuk e dëgjoi. Por çfarë rrezikon vendi, nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë se zgjedhjet e 30 qershorit ishin të ligjshme?

“Nëse Gjykata Kushtetuese do marri një vendim të tillë, atëherë është e qartë se ka rënë Gjykata Kushtetuese. Do të presim shumë vite dhe do të shtohen shumë kushte të tjera për në BE. Të gjithë e dimë se zgjedhjet ishin të paligjshme, e ka konfirmuar raporti i OSBE/ OHDIR, që ka thënë se mos publikimi i dekretit të presidentit në fletoren zyrtare është i paligjshëm. E ka thënë qartë që i vetmi institucion që gjykon dekretin është Gjykata Kushtetuese. Përderisa Gjykata Kushtetuese nuk ishte dekreti ishte në fuqi. Dekreti i presidentit nuk u rrëzua nga asnjë gjykatë, e ka thënë dhe Venecia”, tha Meta në Opinion.