Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ilir Meta jo më me “dashuri dhe qetësi”, por ‘humb kontrollin’ dhe del hapur kundër Markut/ Priten të botohen detaje të forta nga dosja “978”

Postuar: 22/05/2019 - 13:22

Deklararat e presidentit të Shqipërisë ditën e sotme ishin me tone të ashpra dhe gati- gati me një gjuhë urrejtje dhe shpërthyese. Ilir Meta, jo më me “dashuri dhe qetësi” është shfaqur nervoz dhe pjesën më të madhe të fjalimit të tij, ja ka kushtuar reformës në drejtësi dhe krizës politike në vend, duke bërë përgjegjës Edi Ramën.

Presidenti hodhi kritika edhe për mënyrën se si u zgjodh Arta Marku në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

“Nëse Reforma në Drejtësi do të ishte sukses Shqipëria s’do të rrinte asnjë minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Reforma nuk bëhet me retorikë e presion, por me standarde, nëse bëhet me emra atëherë ska reformë të qëndrueshme, por ka forma të reja për kapje të institucioneve. Ka dhe një pyetje, ky Euralius si i jep një vërtetim një kryetari shumë të nderuar të Komisionit të Ligjeve (Ulsi Manja) për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e vendit”, u shpreh Meta me tone të ashpra.

Këto deklarata vijnë në një kohë, kur vendi është përfshirë nga kriza politika dhe opozita akuzon mazhorancën se ka blerë vota, në dritë ka dalë një skandal që objekt ka presidentin Meta, në kohën kur ai drejtojnte Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Bëhet fjalë për trukim zgjedhjesh nga Meta në vitin 2009.  Ka qenë gazetari Artan Hoxha që së fundmi në emisionin Opinion, i cili, bazuar në përgjimet e Prokurorisë deklaroi se Meta ishte kapur duke i kërkuar një biznesmeni 200 mijë euro për fushatën zgjedhore të  vitit 2009.

Sipas gazetarit Artan Hoxha, dosja ku rezulton i përfshirë presidenti Ilir Meta mban numrin “978”.

Ndoshta kjo ka qenë edhe arsyeja e fortë pse presidenti e ka humbur qetësinë, pasi në ditët në vijim është paralajmëruar se do të botohen detaje të tjera nga dosja “978”, e cila e implikon atë në një aferë të rëndë.

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 19:29

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon që të tërhiqet.

Postuar: 19/06/2019 - 19:27

Mësohet se Partia Socialiste do të miratojë seancën e të enjtes një ashpërsim në Kodin Penal, nis

Postuar: 19/06/2019 - 19:16

Prezenca e OSBE-së i dënon me forcë sulmet e dhunshme të këtyre ditëve kundër organeve përgjegj

Postuar: 19/06/2019 - 19:11

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, duke komentuar situatën e fundit në vend, ku Bashkitë kan

Postuar: 19/06/2019 - 19:02

Pas ultimatumit të dhënë ditën e djeshme nga Bashkia e Vaut të Dejës, disa punonjës të administra

Postuar: 19/06/2019 - 18:53

Kreu i PAA-së, Agron Duka i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama, ku i kërkon që të

Postuar: 19/06/2019 - 18:50

Pak kohë më parë studiuesi Taulant Muka publikoi një foto të diplomës së kreut të Bashkisë së Tir